Zyrtarët amerikanë insistojnë të jenë prezent në seancat e Speciales në Hagë

Zyrtarë amerikanë pritet të jenë prezent në seancat e Gjykatës Speciale ku do të paraqiten provat e mbrojtjes. Mbrojtja e Thaçit tha se është në kontakt me Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjithashtu edhe për katër dëshmitarë të tjerë

 

Përfaqësues të Qeverisë së SHBA-ve do të jenë prezent në seancat e radhës të Gjykatës Speciale që nisin nga 15 shtatori, kur edhe mbrojtja do të fillojë me paraqitjen e provave dhe dëshmitarëve të tyre. Më 18 gusht, avokatët e ish-presidentit Hashim Thaçi kanë marrë miratimin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për deklaratën dhe dëshminë e dëshmitarit të koduar me shifrën “1DW-003”. Për Trupin Gjykues identiteti i këtij personi është zbuluar, mirëpo ende jo për publikun. Zyrtarët amerikanë megjithatë kanë përcaktuar disa kushte nën të cilat ky person mund të dëshmojë, e një nga ta është prezenca e tyre gjatë marrjes në pyetje në seancë.

 

“Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar vendosjen e një sërë kushtesh sipas Rregullit 107 për dëshminë e 1DW-003, duke përfshirë që fusha e pyetjeve të drejtpërdrejta të kufizohet në temat e përcaktuara; fusha e pyetjeve të kryqëzuara të kufizohet në fushën e pyetjeve të drejtpërdrejta. Në çështjet që lidhen me besueshmërinë e dëshmitarit; dëshmitari mund të refuzojë të përgjigjet pyetjeve për arsye konfidencialiteti; dhe përfaqësuesit e qeverisë së Shteteve të Bashkuara janë të autorizuar të jenë të pranishëm gjatë dëshmisë. Një kërkesë zyrtare për këto masa do të paraqitet sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në shkresën e avokatit Luka Misetiç, të cilën e ka parë VOX Kosova.

Më të lexuara

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Parashikimi i motit

Në vend do të fryjë një erë e lehtë...

Gjendet i vdekur një person në autostradë, policia në kërkim të shoferit që e goditi

Një burrë me moshë të panjohur u gjet i...

Dorëhiqet një nga drejtorët e qeverisjes aktuale, ja kush vjen në vend të tij? (FOTO)

Ndryshim në drejtimin e Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari....

“Ura e Gurit” në Shkup shkëlqen me ndriçimin e ri

“Ura e Gurit” në Shkup shkëlqen me ndriçimin e...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Artikuj të ngjashëm