FFM: Stadiumi i Çairit nuk i plotëson kushtet për organizimin e ndeshjeve të Ligës së Parë

Nga Federata e Futbollit të Maqedonisë njoftojnë se stadiumi në Çair nuk i plotëson kushtet minimale për organizimin e ndeshjeve të Ligës së Parë, dhe për këtë arsye, FC Shkupi duhet të caktojë një stadium alternativ për ndeshjen e javës së 4-të kundër FK Vardarit, e planifikuar më 29 gusht në orën 16:30, transmeton TV21.

 

Siç bëjnë të ditur nga FFM-ja, nga inspektimi i fundit janë evidentuar mangësi serioze, edhe atë mungesë e kushteve të nevojshme të sigurisë, rrethojat e tribunës jugore të dëmtuara, infrastrukturë e papërshtatshme për përdorimin e sistemit VAR, mungesë e platformave të plota për kamerat e TV dhe kushte të papërshtatëshme për komentatorët, stolat për rezervistët të dëmtuara dhe jo të përshtatshme.

 

 

“Gjatë kontrollit nuk ka qenë i pranishëm asnjë përfaqësues zyrtar i FC Shkupit – vetëm anëtarë të grupit të tifozëve “Shvercerat”. FFM kërkon nga drejtuesit e klubit që të angazhohen seriozisht dhe të marrin masa për përmirësimin e kushteve. Për momentin, FC Shkupi nuk mund të zhvillojë ndeshje si vendas në Çair dhe ka afat deri në fund të ditës për të deklaruar një fushë alternative. FFM shpreson që gjatë pushimit të ardhshëm ndërkombëtar, stadiumi të vihet në gjendje të pranueshme për ndeshje të kampionatit”, thonë nga Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.

 

 

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Arrestohet 20 vjeçari në Gjilan, mblodhi gati 200 mijë euro duke mashtruar se vuan nga leukemia

Një rast i rëndë mashtrimi është zbuluar në Gjilan,...

Alarm: Çdo foshnjë e dhjetë lind para kohe, mjekët në Shkup shpëtojnë bebe vetëm 500 gramë!

Të brishta, vetëm 500 gramë, por me një betejë...

Parashikimi i motit

Në vend do të fryjë një erë e lehtë...

VLEN: Miratohet marrëveshja për kontrolle të përbashkëta kufitare me Shqipërinë

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar marrëveshjen për...

Pritet vala e shkarkimeve të drejtorëve?!

Vala e ndryshimeve pas rikonstruimit qeveritar dhe plotësimit të...

Ndërprerje e përkohshme e ujit në Rashçe, Kopanicë dhe Bojanë

Të nderuar, ju njoftojmë se të hënën, më 10.11.2025,...

Artikuj të ngjashëm