Në tri minuta, Xiaomi bën “kërdinë” me shitjen e makinave elektrike!

Xiaomi ka arritur rekord me shitjen e më shumë se 200 mijë makinave elektrike në tri minuta, duke kërcënuar pozicionin e BYD, Tesla dhe prodhuesve të tjerë në tregun e Kinës. Aksionet e kompanisë nga Hong Kongu u rritën me 8% pasi tregu u hap me vlerën 7.83 dollarë para se një pjesë e fitimeve të humbisnin dhe të tregtoheshin me 3% më shumë, raporton Financial Times. Ky kapërcim vjen pasi Xiaomi nisi si markë celularësh, por më pas hyri edhe në prodhimin e pajisjeve të tjera si dhe makinave elektrike, ku të enjten prezantoi modelin e ri YU7.

 

Makina me vlerë 35.370 dollarë do të konkurrojë direkt me modelin Y të Tesla, në një moment kritik për prodhuesit në Kinë. Shitjet e automjeteve elektrike dhe hibride po tejkalojnë ato me karburant, ndërsa ritmi i shpejtë i zhvillimit teknologjik dhe konkurrenca ekstreme po ushtrojnë presion te financat e prodhuesve të makinave dhe furnitorëve të tyre.

 

Xiaomi deklaroi se kishte procesuar mbi 289 mijë porosi për YU7 brenda një ore nga fillimi i shitjeve. Prodhimi i automjeteve me energji të re si ato elektrike dhe hibride, është rritur me më shumë se 46% në katër muajt e parë të vitit, raporton agjencia Automobility, kurse shitjet e makinave të zakonshme kanë rënë me 6%. BYD udhëheq tregun kinez të makinave elektrike, me 29% të shitjeve të tyre nga janari-prill me më shumë se një milionë makina. Tesla ka më pak se 5% të tregut dhe Xiaomi 3.5%. Grupet e huaja tanimë kanë 31% të tregut të makinave elektrike dhe me motor.

 

Aksionet e Xiaomi janë rritur me më shumë se 70% këtë vit, duke e bërë atë një nga kompanitë me performancën më të mirë në bursën e Hong Kong këtë vit. Aksionet e BYD ranë me 1.8% të premten, por janë ende në rritje me më shumë se 40% që nga fillimi i vitit.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm