E enjte, 29 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Arabia Saudite do t’i japë fund ndalimit 73-vjeçar të shitjes dhe konsumit të alkoolit?!

Arabia Saudite thuhet se do të heqë ndalimin e alkoolit në 600 vende këtë vit, ndërsa vendi shpreson të fitojë mbështetjen e turistëve dhe tifozëve të futbollit para Kupës së Botës 2034.

Të ngjajshme

VLEN: Përshëndesim dhe mirëpresim rikthimin e Aleancës për Shqiptarët në frontin e ndryshimit

Kombi ultrakonservator do t’i japë fund ndalimit 73-vjeçar të shitjes dhe konsumit të alkoolit në vendet turistike deri në vitin 2026.

Vizitorët do të lejohen të pinë verë, birrë dhe musht molle në vende të licencuara, siç janë hotelet me pesë yje dhe zhvillimet turistike, pretenduan mediat lokale, në plane të cilat u raportuan gjerësisht ndërkombëtarisht.

Planet janë pjesë e Vizionit 2030 të Shtetit të Gjirit, një iniciativë për të tërhequr turistë dhe investime në përgatitje për organizimin e ngjarjeve të mëdha ndërkombëtare, duke përfshirë Expo 2030 dhe Kupën e Botës në vitin 2034.

Autoritetet thanë se qëllimi “është të mirëpresim botën pa humbur identitetin kulturor — duke e pozicionuar Arabinë Saudite si një vend progresiv, por të respektueshëm në hartën globale të turizmit”.

Sipas rregulloreve të reja për alkoolin, disa vende do të lejohen të shërbejnë birrë dhe verë. Ato do të operohen nga një staf i trajnuar sipas kushteve të rrepta të licencimit.

Pijet alkoolike me përmbajtje alkooli mbi 20 për qind do të mbeten të ndaluara.

Meqenëse politika e re u drejtohet turistëve dhe emigrantëve, alkooli në shtëpi, hapësira publike dhe pika shitjeje me pakicë do të vazhdojë të jetë i ndaluar me ligj. /Telegrafi/

Më të lexuara

Pas më shumë se 20 viteve është arrestuar “Cigani” – autori i vrasjes së një shqiptari në Shkup

Shtetasi i Maqedonisë, Aco Bocevski, i njohur me nofkën...

Gjenden armë dhe municion gjatë një bastisjeje në Batincë të Shkupit

Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar një Urdhër për...

Dauti: Nesër në Parlament, shumica godet rëndë diasporën shqiptare!

Në shtator të vitit të kaluar, në heshtje dhe...

Ilir Hasani bashkon dy ASH-jat në Kumanovë

Deputeti i BDI-së, Ilir Hasani është fotografuar me dy...

Salim Sulejmani emërohet i dërguar special në vendet arabe

Ish deputeti Salim Sulejmani sot në seancën qeveritare është...

FRASH: Zgjodhët Adnan Azizin, në vend se të ardhmen me ASH-në dhe Arben Taravarin

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët (FRASH) ka dërguar...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads