E diel, 25 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

BE-ja heq sanksionet ndaj Sirisë

Kallas ka deklaruar se ministrat e BE-së kanë rënë dakord të heqin të gjitha sanksionet ekonomike ndaj Sirisë, por ka theksuar se vendimi është “i kthyeshëm”, raporton AP.

“Nuk mund të ketë paqe pa rrugën drejt rimëkëmbjes ekonomike dhe ne të gjithë kemi nevojë për një Siri të qëndrueshme”, ka thënë Kallas në një konferencë për media.

Heqjen e sanksioneve ndaj Sirisë e ka paralajmëruar javën e kaluar edhe presidenti amerikan, Donald Trump, gjatë turneut të tij katërditor në Lindjen e Mesme. Një ditë pas njoftimit, Trumpi ka takuar në Riad të Arabisë Saudite presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sharaa.

Ndërkohë, Kallas gjithashtu ka folur për marrëdhëniet tregtare të BE-së me Izraelin dhe urdhrin e saj që të rishikohen ato.

“Nga diskutimi i sotëm është e qartë se ka një shumicë të fortë në favor të rishikimit të nenit 2 të marrëveshjes sonë të asocimit me Izraelin. Kështu që ne do të nisim këtë. Dhe ndërkohë, i takon Izraelit të zhbllokojë ndihmën humanitare”, është shprehur Kallas.

Kjo vjen ndërsa Izraeli vazhdoi të martën me ofensivën e re ushtarake në Gazë, pavarësisht nga kritikat ndërkombëtare në rritje, duke nisur sulme ajrore të cilat raportohet të kenë lënë të vdekur të paktën 80 palestinezë.

Më të lexuara

TRAGJIKE në Shkup, vdesin dy persona

Dy persona kanë humbur jetën në një aksident trafiku...

Rasti ‘Onkologjia’ Shkup: Prokuroria kërkoi paraburgim për dy ish-drejtorët, Vasev dhe Nuhi

Prokuroria Themelore Publike Shkup, së bashku me akuzat e...

Mësuesi sulmohet fizikisht nga ish-nxënësi 15-vjeçar në oborrin e shkollës në Çair

MPB njofton se më datë 23.05.2025 rreth orës 10:50...

Kamioni përmbyset në magjistralen Gostivar -Tetovë

Sot (24.05.2025) rreth orës 10.15 është raportuar se në...

Rifillon prodhimi i bukës në Gaza pas bllokadës 81-ditore të ndihmës humanitare nga Izraeli

Disa furra të bukës në Rripin e Gazës kanë...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads