E hënë, 19 Maj, 2025
17.1 C
Skopje

Elfete Ismaili jep dorëheqje nga posti i Zëvendës Ministres së Mbrojtjes

Elfet Ismaili ka dhënë dorëheqjen e saj të parevokueshme nga posti i Zëvendës Ministres së Mbrojtjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Lajmin e bëri të ditur vetë Ismaili përmes një njoftimi publik, ku theksoi se vendimi është marrë pas një vlerësimi të thelluar personal dhe profesional.

“Në ushtrimin e këtij funksioni kam qenë e udhëhequr nga përkushtimi institucional, transparenca dhe përgjegjësia ndaj qytetarëve dhe interesit shtetëror,” shkruan ajo, duke shtuar se dorëheqja është një hap i nevojshëm dhe në përputhje me bindjet e saj.

Ismaili shprehu falënderime për Kryeministrin Hristijan Mickoski për besimin e dhënë, si dhe për kreun e Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, për mbështetjen dhe mundësinë për të përfaqësuar partinë në këtë pozitë të rëndësishme.

“Mbështetja për institucionet dhe kontributi në shërbim të interesit publik do të mbeten gjithmonë prioritet i imi, pavarësisht pozitave që mbaj,” përfundon deklaratën e saj Ismaili.

Më të lexuara

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator i Energjetikës solli vendimin me të cilin...

Joe Biden diagnostikohet me një “formë agresive” të kancerit të prostatës

Zyra e ish-presidentit të SHBA-së, Joe Biden, njoftoi të...

Reagon ASH: Qeveria monoetnike të ndal së përdoruri aparatin shtetëror si mjet represioni kundër shqiptarëve

Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet njl reagimi ka shprehur "indinjatën...

Dëshpërim total për Interin, Napoli vazhdon kryesimin në Serie A

Skuadra e Interit nuk ka arritur fitore në javën...

BDI reagon ndaj fjalimit të Mickoskit: Kjo retorikë po bashkon skenën politike shqiptare

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë reaguar ndaj deklaratave...

OVL-UÇK i shkruan letër Grenellit: Gjykata Speciale duhet të mbyllet

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të...

Izraeli nuk ndalet pas bombardimeve, ushtria nis ofensivën tokësore në Rripin e Gazës

Ushtria izraelite ka nisur një ofensivë të re tokësore...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads