E hënë, 2 Qershor, 2025
31.8 C
Skopje

Izraeli vret mbi 100 palestinezë në sulme në veri të Gazës

Më shumë se 100 palestinezë u vranë në disa sulme të kryera nga ushtria izraelite në Gazën veriore në agimin e ditës së sotme.

 

MARKETING

 

 

Burime mjekësore thanë për Anadolu se ushtria izraelite kreu “masakra të tmerrshme”, duke vënë në shjënjestër civilët.

 

Ata njoftuan për disa viktima kur ushtria izraelite shënjestroi një ambulancë në qytetin Jabalia në Gazën veriore, i fundit në një seri sulmesh ndaj mjekëve dhe institucioneve të kujdesit shëndetësor.

 

Një korrespondent i Anadolut raportoi gjithashtu se ushtria izraelite shënjestroi më shumë se 11 shtëpi të banuara në Gazën veriore.

 

Ushtria izraelite ka kryer një ofensivë brutale në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, duke vrarë rreth 53.000 palestinezë deri më tani, shumica prej tyre gra dhe fëmijë.

 

Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhra arresti nëntorin e kaluar për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të Mbrojtjes Yoav Gallant për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.

 

Izraeli gjithashtu përballet me një padi për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavën palestineze.

Më të lexuara

Për*leshje para një palestre në Çair, plag*osen dy persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë...

Ligji i ri, masa të rrepta për shkelësit, “qyteti i sigurt“, në funksion nga 1 janari

Shpejtësia e lartë e vozitjes dhe madje, drejtimi i...

Vala e nxehtë afrikane përfshin Maqedoninë: Temperaturat deri në 37°C dhe mundësi për stuhi

Këtë javë, territori i Maqedonisë do të ndikohet nga...

Simone Inzaghi: Nuk e njoha ekipin tim – PSG e meritoi fitoren

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, pranoi se mezi e...

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads