Trump dhe presidenti sirian takohen për herë të parë në Riad

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u takua sot me homologun sirian, Ahmad al-Sharaa, në kryeqytetin saudit Riad, takimi i tyre i parë, transmeton Anadolu.

 

MARKETING

 

 

Shtëpia e Bardhë dhe media saudite raportuan për takimin, por ende nuk janë dhënë detaje rreth përmbajtjes së tij.

 

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha më parë se Trump pranoi të takohej me Al-Sharaan gjatë vizitës së tij në Arabinë Saudite.

 

Të martën, Trump tha gjatë Forumit Saudito-Amerikan të Investimeve 2025 në Riad se do të urdhërojë heqjen e sanksioneve “brutale dhe paralizuese” të SHBA-së ndaj Sirisë për t’i dhënë vendit “një shans për madhështi”.

 

Trump mbërriti në Arabinë Saudite të martën, duke filluar një turne në rajon që do të përfshijë edhe Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Më të lexuara

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Shpërthen SIDA në burgjet shqiptare

11 persona që vuajnë dënimin në burgjet shqiptare janë...

Nga mesnata çmime të reja të dizelit dhe benzinës

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoninë e Veriut...

Liqeni i Treskës i kthehet komunës së Sarajit

Liqeni i Treskës po hap një kapitull të ri....

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Shteti qe nëntë vjet po e kërkon personin që u dënua për “vjedhjen e 150 qebapëve”

Prej nëntë vitesh, me fletarrest qendror dhe ndërkombëtar, kërkohet...

Artikuj të ngjashëm