E hënë, 28 Prill, 2025
19.8 C
Skopje

Dy vëllezër akuzohen për vra*sje dhe tentim vra*sje në Haraçinë

Pas një procedure të zhvilluar hetimore, Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka parashtruar aktakuzë ndaj dy vëllezërve, të cilët si bashkëveprues akuzohen se kanë kryer dy vepra penale, vrasje dhe vrasje në tentativë, përcjell TV21. Prokuroria gjithashtu ka kërkuar që ndaj dy vëllezërve të vazhdohet masa e paraburgimit.

 

Sipas njoftimit të Prokurorisë, janë siguruar prova që konfirmojnë se më datë 01.11.2024 në Haraçinë, dy vëllezërit, të moshës 23 dhe 31 vjeç, me paramendim privuan nga jeta një person dhe tentuan të vrasin edhe një tjetër.

 

“Me dy të dëmtuarit – babë e bir – të akuzuarit ishin dakorduar të takoheshin për të biseduar rreth një borxhi që pretendohet të jetë 7.000 euro. Ata arritën me veturë në vendin e caktuar, por pas një bisede të shkurtër, njëri nga të akuzuarit nxori një armë zjarri – pistoletë dhe filloi të qëllonte drejt viktimave. Si pasojë e plagëve nga arma e zjarrit, babai ndërroi jetë, ndërsa djali mbeti me lëndime të rënda trupore”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë./tv21.tv

Më të lexuara

Sërish aksident te rruga “Cvetan Dimov” në Çair, vd*es një 75-vjeçar

Paraditen e sotme është regjistruar një aksident tjetër në...

Oferta e Hamasit për “paqe përfundimtare” në Gaza

Hamasi tha së fundi se ishte gati për një...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se me vendimin...

59-vjeçari me veturë “Passat” goditi shtyllën e kamerave në pikën kufitare “Tabanoc”

Një incident i pazakontë ka ndodhur dje pasdite në...

Në maj pritet të nisin fluturimet e para, Aeroporti i Vlorës mori kodin nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i ka vendosur...

Moti sot në Maqedoninë e Veriut

Moti sot me vranësira dhe diell. Në pjekët perëndimore...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads