E hënë, 28 Prill, 2025
24.8 C
Skopje

Oferta e Hamasit për “paqe përfundimtare” në Gaza

Hamasi tha së fundi se ishte gati për një marrëveshje për lirimin e të gjithë pengjeve që mbahen ende në Gaza dhe për një armëpushim pesëvjeçar me Izraelin, ushtria e të cilit e goditi përsëri enklavën palestineze, duke vrarë të paktën 35 persona.

Një delegacion i Hamasit ndodhet në Kajro në një përpjekje për të gjetur, së bashku me ndërmjetësuesit, një rrugëdalje nga lufta që shpërtheu nga sulmi komando kundër Izraelit më 7 tetor 2023.

 

Hamasi “është gati për një shkëmbim të burgosurish (të pengjeve izraelite me të burgosur palestinezë) në një operacion të vetëm dhe për një armëpushim pesëvjeçar”, tha një zyrtar i Hamasit për AFP-në në kushte anonimiteti.

 

Hamasi po kërkon një marrëveshje që përfshin ndërprerjen e armiqësive, tërheqjen e plotë të trupave izraelite, shkëmbimin e pengjeve izraelite me të burgosurit palestinezë dhe hyrjen e ndihmës humanitare në Gaza, ku 2.4 milionë banorët po përballen, sipas OKB-së, me uri dhe mungesa të mëdha në shëndetësi.

 

Izraeli, nga ana e tij, po kërkon kthimin e të gjithë pengjeve dhe çarmatimin e Hamasit, të cilin është zotuar ta eliminojë.

 

Mahmoud Mardawi, një zyrtar i Hamasit, përsëriti se dëshiron një “marrëveshje gjithëpërfshirëse” që do të përfshijë “garanci ndërkombëtare”.

 

Izraeli “mund ta rifillojë luftën pas një marrëveshjeje të pjesshme, por nuk mund ta bëjë këtë pas një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të shoqëruar me garanci ndërkombëtare”, tha ai në një deklaratë. “Ne kërkojmë që këto garanci të përfshihen në çdo marrëveshje.”

Të premten, Programi Botëror i Ushqimit (WFP) njoftoi se kishte dorëzuar “furnizimet e fundit ushqimore në kuzhinat që shërbejnë vakte të ngrohta”, të cilat pritet të mbarojnë pa ushqim në ditët në vijim.

 

Më pas, pamjet e AFP-së treguan palestinezët që presin në radhë në një kuzhinë të komunitetit në Nuseirat (në qendër) për të mbushur tenxheret e tyre me fasule.

 

“Është tragjike. Nuk ka ushqim në kuzhinat e solidaritetit, nuk ka ushqim në tregje”, tha Wael Odeh, një palestinez i zhvendosur. “Populli i Gazës po vdes ngadalë”, tha Jonathan Whitall, drejtor i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (Ocha).

 

“Ata po mbyten (…) Nuk është vetëm çështje nevojash humanitare, por edhe dinjiteti. Është një fyerje për dinjitetin njerëzor “, u tha ai gazetarëve. /tesheshi.com/

Më të lexuara

Dy vëllezër akuzohen për vra*sje dhe tentim vra*sje në Haraçinë

Pas një procedure të zhvilluar hetimore, Prokuroria Themelore Publike...

Sërish aksident te rruga “Cvetan Dimov” në Çair, vd*es një 75-vjeçar

Paraditen e sotme është regjistruar një aksident tjetër në...

Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetik ka njoftuar se me vendimin...

59-vjeçari me veturë “Passat” goditi shtyllën e kamerave në pikën kufitare “Tabanoc”

Një incident i pazakontë ka ndodhur dje pasdite në...

Në maj pritet të nisin fluturimet e para, Aeroporti i Vlorës mori kodin nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror

Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror, IATA i ka vendosur...

Gashi: Nuk ka nevojë për panik,

Shumica parlamentare është stabile pavarësisht nëse dikush del apo...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads