Protesta në Koçan: “Të pritet zinxhiri i krimit dhe të sillet drejtësi”

Është koha të pritet zinxhiri i krimit dhe të sillet drejtësia në dritë, sepse edhe harabelat e dinë për korrupsionin dhe të keqen që mbretëron në vendin tonë, porositën  prindërit e viktimave të zjarrit në klubin “Puls” në marshin e katërt protestues “Reagim i vonuar” që u zhvillua sot në Koçan.

Në mesazhin drejtuar institucioneve përgjegjëse për funksionimin e sistemit në shtet, ata kërkuan që të mos i shmangen përgjegjësisë dhe të kuptojnë dhimbjen që ndiejnë për fëmijët e tyre.

“A do të mbuloni njerëz që ishin bashkëpunëtorë nëse fëmijët e vrarë do të ishin tuajët? Ndoshta atëherë do ta kuptoni se e vetmja kauzë për të cilën po luftojmë është drejtësia për fëmijët tanë të vegjël të vrarë. Edhe paraprakisht, tani dhe në të ardhmen, ju kujtojmë se nuk do të ndalemi këtu, do të shihemi në vende të tjera, më të fortë. Ky është vetëm fillimi i luftës sonë për jetët që përfunduan shumë shpejt, për ëndrrat e tyre të parealizuara, për rininë e tyre të ndërprerë dhunshëm. Duhet të ketë drejtësi dhe të gjithë bashkëpunëtorët në këtë vrasje duhet të mbahen përgjegjës para ligjit”, tha Julia Zllatkova, nëna e një viktime në zjarr.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Artikuj të ngjashëm