E shtunë, 19 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

Mot me diell dhe vranësira mesatare

Moti paradite do të jetë me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare nga drejtimi juglindor. Pasdite do të ketë vranësira të ndryshueshme dhe jostabile me reshje lokale të shiut dhe paraqitje të bubullimës.

 

Sipas parashikimit të DPHM-së, proceset do të jenë më intensive në fund të ditës dhe gjatë natës, ku do të marrin formën e stuhive me më shumë reshje të shiut, bubullimës dhe erëra të fuqishme.

 

Temperatura minimale do të jetë në interval prej 7 deri në 12, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 20 deri në 24 gradë.

 

Në Shkup do të mbajë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të lehtë deri mesatare jugore. Në fund të ditës dhe gjatë natës do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullimës. Në disa pjesë të luginës do të ketë paraqitje të stuhisë. Temperatura minimale do të ulet deri në 10, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 24 gradë Celsius.

 

“Gjatë ditëve të fundjavës do të mbajë mot stabil, me diell dhe i ngrohtë. Nga fillimi i javës së ardhshme moti sërish do të jetë i paqëndrueshëm me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe bubullimës”, kumton Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Grushta në kufi në Tabanoc, shkak kolonat dhe pritjet e gjata (VIDEO

Radha të mëdha makinash janë krijuar pasditen e sotme...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads