E shtunë, 19 Prill, 2025
8.8 C
Skopje

BDI: Tradita e dorëheqjes si akt moral pas tragjedive është shkelur me arrogancë

BDI ka reaguar ashpër pas tragjedisë së fundit, duke theksuar se në Maqedoninë e Veriut ekziston një traditë e përgjegjësisë morale, ku në raste të ngjashme, ministrat kanë dhënë dorëheqje për të nderuar qytetarët dhe për të mbrojtur integritetin e institucioneve – një standard që, sipas tyre, sot është shpërfillur në mënyrë arrogante

 

Reagimi i plotë:

 

Në Republikën e Maqedonisë së Veriut ekziston një traditë e qartë: kur ndodh një tragjedi e madhe, ministrat japin dorëheqje – si një akt moral, si shprehje e ndërgjegjes dhe respektit ndaj qytetarëve.

 

Në vitin 1993, kur ra një aeroplan mes Shkupit dhe Ohrit me qindra viktima, ministri Peshev dha dorëheqje.

 

Kur u mbyt një anije me turistë bullgarë, ministri Janakieski bëri të njëjtën gjë – edhe pse dorëheqja nuk u pranua.

 

Pas tragjedisë me spitalin modular në Tetovë, ministri dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ilir Hasani, dhanë dorëheqje – edhe pse të papranuara, ato ishin një akt përgjegjësie morale.

 

Edhe kur drejtësia u përkul nën presion politik në rastin e vogëlushit Almir, ministri i Drejtësisë Bilen Salihu dha dorëheqje – si një akt i sinqertë përballë padrejtësisë.

Por sot, pas një tragjedie në të cilën humbën jetën mbi 60 të rinj – tragjedi që duhej të parandalohej drejtpërdrejt nga Ministria e Punëve të Brendshme – as ministri, as drejtori i Byrosë për Siguri Publike nuk kanë dhënë dorëheqje. Përkundrazi, me arrogancë mbulojnë dështimin e tyre.

E njëjta figurë që duhej të parandalonte, sot e udhëheq “hetimin”, akuzon të tjerët dhe përmes presioneve politike mbi prokurorinë përpiqet të bëjë pazare për të shpëtuar veten.

Kjo nuk është vetëm rënie morale e një funksionari – ky është fytyra e vërtetë e një pushteti që nuk e njeh kuptimin e përgjegjësisë.

Ky është një sistem që fillimisht i flijon qytetarët, e më pas e flijon të vërtetën.

Përgjegjësia nuk është deklarative – ajo dëshmohet me vepra.

Qytetarët kërkojnë drejtësi – politike, institucionale dhe morale.

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Qytetari nga Hani i Elezit dorëzon portofolin e gjetur me dokumente dhe para

Mbrëmë rreth orës 18:30, një 40- vjeçar nga Hani...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads