E diel, 20 Prill, 2025
7.8 C
Skopje

QMK: Janë gjetur bomba dore në fshatin Bogovinë, sot largim i tyre

Në numrin për raste urgjente 112 në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK) është raportuar për gjetje të bombave të dorës në një fushë private në afërsi të “Eko Fllor Plus” në fshatin Bogovinë.

 

Siç informon sot QMK, menjëherë pas marrjes së raportimit, të punësuar nga Stacioni i Policisë Kamjan kishin mbërritur në vend.

 

“Për rastin është njoftuar edhe DMSH e Tetovës, ndërsa përmes konsultimeve me organet kompetente është konstatuar se do të thirret personel i specializuar nga Kumanova për heqjen e bombave të dorës. Për shkak të errësirës, ​​aksioni është shtyrë për sot, me çka vendi është siguruar përkohësisht nga Stacioni Policor Kamjan deri në largimin e bombave të dorës”, thuhet në kumtesë

 

QRMK Manastir e transmeton informacionin nga pirotekniku nga DMSH se dje ka marrë një bombë aeroplani me kalibër 154 (nga prodhimtaria amerikane) nga Lufta e Parë Botërore.

 

“Bomba është larguar në mënyrë të sigurt, është hequr në orën 11:45 në fshatin Armarush, Komuna Novaci”, bëhet e ditur në kumtesën e QMK-së.

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Fatmir Dehari pas aksidentit tragjik: Sot zemra e Kërçovës rreh më rëndë…

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari ka reaguar...

Grushta në kufi në Tabanoc, shkak kolonat dhe pritjet e gjata (VIDEO

Radha të mëdha makinash janë krijuar pasditen e sotme...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Mickoski në bisedime për koalicionin qeveritar / Milloshoski: Stabiliteti nuk rrezikohet

Kryeministri Hristijan Mickoski do të bisedojë me partnerët e...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads