Për fyerjet anti-shqiptare, Kumanova dënohet me dy ndeshje pa tifozë dhe gjobë prej 32,000 denarë

Klubi i basketbollit MKK “Kumanovo” është gjobitur me dy ndeshje pa publikë në shtëpi dhe me shumë prej 32.000 denarë për incidentin e shkaktuar nga grupi i tifozëve në ndeshjen e fundit të zhvilluar këtë fundjavë me ekipin e Çair 2030.

 

Në ndeshjen e zhvilluar të dielën, më 30 mars, gjatë nxemjes kanë ndodhur dy incidente dhe para përfundimit të pjesës së parë, gjyqtarët e kanë ndërprerë ndeshjen për 40 minuta, për shkak të fyerjeve antishqiptare. Gjatë pushimit, grupi i tifozëve dhe pjesa tjetër e publikut u larguan nga salla dhe më pas u luajt ndeshja.

 

Tifozët vendës gjithashtu kishin shkruar grafite antishqiptare “shqiptar i vdekur”, në autobusin e skuadrës mysafire. Në atë takim MKK Kumanovë e mposhti Çairin me rezultat 97:74

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Artikuj të ngjashëm