E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Detaje të reja: Polici që u gjet i vdekur në Prishtinë dyshohet se i ka dhënë fund jetës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë, ku një zyrtar policor është gjetur pa shenja jete, raporton Gazeta Sinjali.

 

Viktima e këtij rasti është polici 47-vjeçar, Alban Tolaj.

 

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, të cilët kanë bërë të ditur se dyshohet se polici është vetvrarë.

 

Mëgjithatë, në përgjigjen e Policisë thuhet se po vazhdojnë hetimet për vdekjen e viktimës, duke shqyrtuar të gjitha aspektet për zbulimin e rrethanave të rastit.

 

“Rreth orës 14:45, kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë, në rrugën “Ahmet Korenica” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, 47 vjeç, zyrtar policor.

 

Mbështetur në informacionet e para nga vendi i ngjarjes, përkundër që ka elemente që sugjerojnë për vetëvrasje, policia në koordinim me prokurorin e shtetit ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe me kujdes të shtuar po shqyrton të gjitha aspektet e rastit për ndriçimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje tragjike”, kanë thënë nga Policia

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads