“Babait shuplaka fytyrës, kurse nënën e tërhoqi zvarrë dyshemesë” – i riu nga Shkupi përfundon në burg për “dhunë në familje”

Prokuroria Publike Themelore në Shkup ka realizuar procedurë kundër 39-vjeçarit, banor i Petrovecit për të cilin ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale – Lëndim trupor nga neni 130 i Kodit Penal, njoftojnë nga Prokuroria Publike.

Më tej, në njoftim bëhen të ditura edhe detaje nga rasti.

“Më 27 mars, gjatë kryerjes së dhunës në familje, ai ka lënduar në trup babain e tij. Pas një përplasje verbale, ka filluar të sillet në mënyrë agresive, ta godasë babain e tij me shuplaka fytyrës, kurse më pas ka vazhduar edhe me nënën e tij, e ka shtyrë në dysheme dhe e ka filluar ta tërheq për këmbë në dysheme, ku më pas e ka dërguar në kuzhinë dhe ndaj saj ka gjuajtur shishe me ujë”, qëndron mes tjerash në njoftim.

Nga Prokuroria bëjnë të ditur se ndaj të dyshuarit tashmë ka të ngritur aktakuzë për dhunë ndaj motrës së tij, lëndë që është në fazë të gjykimit, ku vuan masën e kujdesit dhe prandaj, prokurori publik ka kërkuar që në këtë rast, të dyshuarit t’i shqiptohet masë e paraburgimit.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

Bie çmimi i naftës, pasi Trump përjashtoi sulmin ndaj Iranit para zgjedhjeve

Çmimet e naftës kanë shënuar rënie sot, pasi shqetësimet...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Artikuj të ngjashëm