Gjuajtje me armë në Shkup, plagoset një person

Sot pasdite, në Shkup ndodhi një përleshje me armë, sipas informacionit të marrë nga “Skopje1”. Sipas këtyre informacioneve, një person ka pësuar plagë dhe është dërguar në spitalin “Shën Naum i Ohrit”, ku po i bëhen ekzaminime.

 

“Para pesë minutash u soll me plagë me plumb dhe po bëhen ekzaminime,” tha drejtori i spitalit, Dr. Nebojsha Nastov, për “Skopje1”. Deri tani nuk ka detaje nëse personi është në rrezik për jetën, pasi po kryhen hetime të mëtejshme.

 

Sipas burimeve jozyrtare, para të shtënave ka pasur një ndjekje nëpër Shkup. Dy nga automjetet e përfshira ishin “Porsche” dhe “Golf”, ndërsa automjeti i tretë është i panjohur. Jozyrtarisht, disa nga personat që po ndiheshin vinin nga Batinca dhe kishin mosmarrëveshje mta pazgjidhura.

 

Sipas njoftimit nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), sot në orën 15:15, është raportuar një incident me të shtena me armë në hyrje të fshatit Moranë, në rajonin e Shkupit. Një person ka pësuar plagë dhe është dërguar në spitalin “Shën Naum i Ohrit” për trajtim.

 

Pas njoftimit, policia e Shkupit ka reaguar menjëherë dhe është drejtuar në vendngjarje. Po merren masa për identifikimin dhe kapjen e autorëve, si dhe për zbardhjen e plotë të rastit, siç bëhet e ditur nga MPB.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Artikuj të ngjashëm