Provokim i rëndë në Butel! Dy persona ndezin fishekzjarre që t’i fajësojnë shqiptarët se nuk shprehin dhimbje për tragjedinë e Koçanit!

Dy persona tani për tani të panjohur për policinë, mbrëmë pas mesnate, kanë ndezur fishekzjarre në rrugën kryesore në Butel, afër objektit të Komunës, ndërsa më pas janë larguar me një motoçikletë.

 

Shqiptarët e kësaj lagje të Shkupit dyshojnë se personat në fjalë janë të etnisë maqedonase dhe ndezjen e fishekzjarrëve e kanë bërë me qëllim që, faji t’u mbetet shqiptarëve dhe me këtë, të krijohet përshtypja në opinion se jo të gjithë shprehin dhimbje për tragjedinë e Koçanit.

 

“Vet fakti se kishin kapele në kokë dhe ndodhi pikërisht afër objektit të komunës dhe në rrugën kryesore, pa patur frikë nga policia, tregon se dikush dëshiron probleme ndëretnike dhe të na paraqesin se ne nuk kemi dhimbje për tragjedinë! Janë monstra që kërkojnë shpërqendrim të vëmendjes nga një rast tragjik në problem etnik”, thonë banorët shqiptarë të Butelit, ndërsa kërkojnë nga policia kapjen e shpejtë të dy personave të maskuar.

 

Në ndërkohë, në polici konfirmojnë se është hapur lëndë për këtë rast dhe po punohet për identifikimin dhe kapjen e dy personave.

Më të lexuara

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Grubi: 3 milionë euro për ndërtimin e rrugës “Hasan Prishtina” në Vizbeg

Shkup, 6 prill- Qeveria tashmë i ka ndarë 3...

Artikuj të ngjashëm