E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Policia e RMV-së arrestoi një person, voziste gati dyfish mbi shpejtësinë e lejuar

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut njoftoi se dje 10.03.2025 në ora 15:30 në rrugën e shpejtë Shtip – Koçan, në afërsi të fshatit Krupisht, komuna Karbinci, nga ana e punonjësve policorë të stacionit policor për siguri rrugore në Shtip, është ndaluar personi A.M (26) nga Shkupi, me vendbanim në Koçan.

 

“Gjatë kontrollit të komunikacionit rrugor me aparat për matjen e shpejtësisë – radar jashtë vendbanimit është matur se i njëjti, me automjet për pasagjerë Volkswagen Passat me targa të Koçanit lëvizte me shpejtësi prej 151 kilometra në orë në vend ku shpejtësia është e kufizuar në 80 kilometra në orë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

 

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të ngrihet një kallëzim nga neni 297 i Kodit Penal – “drejtim automjeti në mënyrë të pakujdesshme”.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads