Pasuria që Zekolli – Shaqiri ka deklaruar në KSHPK

Dy banesa në Çair – njëra 59 m2 në vlerë prej 4.354.200 denarëve (70763 euro) , si dhe tjetra 85 m2 në vlerë prej
6.273.000 denarëve (101947 euro).

Patundshmëri jashtë Maqedonisë së Veriut ka paraqitur në Shqipëri, konkretisht në Lezhë.

Zekolli – Shaqiri posedon një banesë në qytetin e Lezhës, në emrin e bashkëshortit të saj, me hapësirë prej 54 m2 në vlerë prej 3.000.000 denarëve (48755 euro), blerë në vitin 2021.
Pasuri të luajtshme në RMV, ka paraqitur tri vetura
Dy vetura të tipit MASH TWO FIFTY të vitit 2017, regjistruar njëra në pronësi të zëvendësministres Zekolli dhe tjetra në pronësi të bashkëshortit të saj, në vlerë prej 180.805 denarëve (2938 euro) për secilën prej tyre, si dhe një Kia Sportage Jeep në emrin e saj, në vlerë prej 1.717.300 denarëve (27909 euro), blerë më 4 qershor 2024.
Pasuri të luajtshme jashtë Maqedonisë së Veriut, Zekolli-Shaqiri ka paraqitur një të tillë, në vlerë prej 606.260 denarëve (9852 euro), mirëpo pa informacione shtesë.
Ka dekalaruar një armë në vlerë prej 33.200 denarëve (539 euro) si dhe letra në vlerë në Kompaninë NEAR në vlerë prej 2500 eurove.
Të dhëna për llogari bankare dhe depozita në vend
Një xhirollogari bankare në denarë si dhe një tjetër xhirollogari për mjetet e përfituara nga pensioni shtetëror, për fëmijët që rriten me një prind, me vlerë prej 13.852 denarëve (225 euro).
Kaltrina Zekolli-Shaqiri ka paraqitur një shfrytëzim bankar “Lizing” të regjistruar më 5 qershor të vitit 2024 me mundësi pagese deri më 2 maj 2029, në vlerë prej 1.064.736 denarëve (17306 euro). /Telegrafi
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Prizreni marshon për barazi, drejt…“Gaza nuk është në shitje”, grupi pro-palestinez i lënë…Vjen reagimi nga Real Madridi pas vdekjes tragjike të mjekut të Bar…Karriera te Zorya në Ukrainë, si mendoi Babaj që klubi i dha doping…“Rritja e buxhetit dhe e prodhimit të mbrojtjes, të nevojshme…
Kaltrina Zekolli-Shaqiri
Ministria e Transportit dhe Lidhjeve-MaqedoniPasuria e zyrtarëve në Maqedoni

