E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Skender Rexhepi: Gënjeshtra e Mickoskit nuk zgjati as 24 orë

Skender Zejd Rexhepi në rrjetin social ka reaguar pas zhvendosjes së Gjeneralit shqiptar nga pozita e tij si Komandantit të Komandës së Operacioneve gjeneral Besnik Emini.

“GËNJESHTRA E MICKOSKIT NUK ZGJATI AS 24 ORË…

Dje, gjatë shpalljes së konkursit për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë, kryeministri i qeverisë monoetnike deklaroi se kriteret do të jenë vetëm profesionale, duke anashkaluar përfaqësimin e drejtë dhe adekuat.

Por nuk kaluan as 24 orë edhe kjo gënjeshtër u demaskua. Sot u shkarkua nga posti i Komandantit të Komandës së Operacioneve gjeneral Besnik Emini, një ushtarak i dëshmuar për profesionalizmin e tij, por me një “të metë” – ishte shqiptar.

Kjo qeveri nuk ka synim as përfaqësimin e drejtë etnik dhe as profesionalizmin. E vetmja agjendë që ndjek është promovimi i nacionalizmit maqedonas.

 

I nderuar gjeneral…

Nëse ka një ngushëllim në këtë padrejtësi, është fakti se jeni bërë pjesë e qindra shqiptarëve profesionistë të larguar e degraduar brenda vetëm 10 muajve të qeverisjes VMRO-VLEN” – ka shkruar Zejdi.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads