Sipas burimeve të Pa Censurë, personit të arrestuar gjatë aksionit të sotëm të Policisë së Tetovës për dhënie të parave me kamatë i është caktuar masa e paraburgimit.
Përveç tij, janë arrestuar edhe disa persona të tjerë që kishin lidhje të drejtpërdrejta me aktivitetet e tij kriminale. Aksioni i policisë është ende në zhvillim dhe janë duke u realizuar veprime të tjera për zbardhjen e plotë të këtij rasti.

