E premte, 9 Maj, 2025
19.8 C
Skopje

Prona e BFI-së! BFI: Çështja është mbyllur, prona mbetet e jona!

BFI njofton se është zgjidhur problemi me pronat, nga ku njoftojnë se Teatri i Fëmijëve mbetet prone e BFI-së.

 

Nga Ministria Kulturës nuk japën detaje, heshtje mbizotëron edhe tek avokati i shtetit.

 

Ish kino Napredoku ose Teatri i fëmijëve, mbetet pronë e BFI-së. Nga Sektori i Vakëfeve për Klan Maqedoni deklaruan se tani më kjo çështje është mbyllur në favorë të BFI-së, duke mos dhën detaje plotësuese në bazë të cilit vendim BFI thotë se objekti I Tetaarit të fëmijëve mbetet pronë e tyre edhe krahas procedurës së nisur nga Avokati I shtetit për tjetërsimin e këtij objekti në bazë të kërkesës së ministrisë së kulturës.

 

SEKTORI I VAKËFEVE

 

“Ashtu siç ka deklaruar Reis Ulema Shaqir Fetahu për Televizonin Klan Maqedoni, çështja e pronës është mbyllur. Bëhet fjalë për Teatrin e Fëmijëve nismë kjo e cila iniciua nga Ministria e Kulturës. Kjo pronë ka qenë dhe mbetet pronë e BFI-së, çështja tani më është në disfavorë të kërkuesit”.

 

Ndërkaq, nga Ministria e Kulturës duke mos dhënë shumë detaje, për Klan Maqedoni thanë që pyetjet për pronën në fjalë, duhet drejtuar tek Avokati i Shtetit. Ndërkohë që ata vazhdojnë të pretendojnë se objekti në fjalë u takon atyre e jo BFI-së.

Për të konfirmuar këtë informatë të BFI-së dërguam pyetje edhe deri tek Avokatura e Shtetit, për të pyetur se a është e vërët se Avaokti I shtetit I cili ka procesuar kërkesën e ministrisë së kulturës të njejtën e ka humbur para komisionit për denacionalizim I cili e ka fjalën e fundit mbi pronën e kontestuar të BFIsë, por si zakonishtë nga Avaokati I shtetit vazhdon të mbizotroj heshtje dhe injorim I mediave dhe oponionit të gjërë. /tvklan.mk

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads