E premte, 9 Maj, 2025
16.8 C
Skopje

SPB Tetovë: Kallëzime penale për 7 punonjës të Qendrës për Punë Sociale – Tetovë!

SPB-Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër I.E (42) nga f.Përshefcë i Tetovës, punonjës në Qendrën për Punë Sociale – Tetovë, për shkak të dyshimeve për veprën e kryer penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe autorizimit”, kundër A.H (45), B.I (45), T.S (62), D.O (59), të gjithë nga Tetova dhe B.A (46) NGA Bogovina, për shkak të dyshimeve për veprën penale “punë të pandërgjegjshme në shërbim” dhe kundër një personi për shkak të dyshimeve s për veprën penale “raste të veçanta të falsifikimit të dokumenteve”.

Sic thonë nga Policia e Tetovës, më 17 korrik 2022, i pandehuri i parë ka përgatitur kallëzim me të cilin ka mundësuar pagesë të kundërligjshme prapavepruese në shumë prej 289.495 denarë në llogarinë e një personi nga Tetova.

I pandehuri i dytë nuk ka ushtruar mbikëqyrjen e duhur, pra ka lejuar që fjalëkalimi i tij të përdoret nga punonjësit e qendrës.

I pandehuri i tretë, duke vënë në dispozicion të punonjësve të tjerë kodin e tij, ka mundësuar keqpërdorimin e tij, gjegjësisht tërheqjen e mjeteve të lartpërmendura.

I pandehuri i katërt dhe i pestë u kanë mundësuar punonjësve përdorimin e vulës zyrtare, pra keqpërdorimin e saj duke vulosur dokumente të falsifikuara.

I padituri i gjashtë, në cilësinë e drejtorit të Qendrës, nuk ka nisur procedimin për përcaktimin e përgjegjësisë për ushtrimin e paligjshëm të të drejtës së kërkuesit për sigurime shoqërore për të moshuarit.

Ndërkohë i padituri i shtatë ka firmosur dhe vulosur vendimin në emër të një personi tashmë në pension.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads