Ministri Fatmir Limani punëson maqedonase në MPPS, shqiptarët vazhdojnë të anashkalohen në administratë

Shkup, 22 shkurt 2025 – Shqiptarët vazhdojnë të përballen me diskriminim në punësimet në administratën shtetërore, edhe pse përfaqësuesit e tyre mbajnë poste kyçe qeveritare. Rasti më i fundit vjen nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale (MPPS), ku ministri Fatmir Limani ka miratuar punësimin e një kandidateje maqedonase, duke anashkaluar kandidatët shqiptarë, të cilët vazhdimisht përballen me vështirësi në pranimin në institucionet shtetërore.

Ajo që e bën edhe më të rëndë këtë vendim është fakti se akti i pranimit është nënshkruar nga sekretari shtetëror i ministrisë, i cili gjithashtu është shqiptar. Ky veprim jo vetëm që tregon mungesën e përkushtimit për mbrojtjen e interesave të shqiptarëve, por dëshmon edhe pafuqinë e përfaqësuesve shqiptarë në qeveri, të cilët duket se nuk kanë ndikim real në proceset vendimmarrëse.

Burime brenda administratës thonë se punësimet në institucionet shtetërore tashmë realizohen vetëm me pëlqimin e VMRO-DPMNE-së, ndërsa shqiptarët mbeten jashtë këtyre proceseve, pavarësisht premtimeve për barazi dhe përfaqësim adekuat. Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi në opinion, duke ngritur dyshime mbi seriozitetin e përfaqësuesve shqiptarë në mbrojtjen e të drejtave të komunitetit të tyre.

 

 

Nga kjo shihet se nëse kjo praktikë vazhdon, shqiptarët do të mbeten gjithnjë e më të paefektshëm në institucionet shtetërore, duke humbur çdo ndikim në vendimmarrje.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

Artikuj të ngjashëm