E premte, 9 Maj, 2025
19.8 C
Skopje

BDI thotë se Mexhitit i janë marrë kompetencat në MMJPH, Mexhiti nuk paraqitet në konferencë për shtyp, Hasani: Jemi të lodhur nga trajnimi

Mëngjesin e sotëm Lëvizja Demokratike paralajmëroi konferencë për shtyp ku sipas njoftimit, pritej që deklaratë të jepte kreu i partisë, njëherë dhe ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti, përcjell TV21.

“Kryetari i Lëvizjes Demokratike dhe zëvendës kryeministër i parë Izet Mexhiti sot (22.02.2025) me fillim në ora 11:00 në Hotel Holiday Inn do të japë deklarata për media pas mbajtjes së aktivitetit të LD-së “Një ditë dinamike për ekipin – Lidhje, bashkëpunim dhe vendimmarrje etike”. Jeni të mirë se ardhur!”, shkroi LD në njoftim.

Pak më vonë, nga Bashkimi Demokratik për Integrim dolën me një kumtesë, ku thanë se Inspektorati për Administratë ka vërtetuar, siç thonë ata, “keqpërdorim të detyrës zyrtare” nga ana e ministrit të Mjedisit jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Izet Mexhiti dhe stafit të tij në kabinet, dhe se sipas integristëve, Mexhitit i janë marrë kompetencat.

 

“Në bazë të vendimit të Inspektoratit Administrativ me numër 11-1653/2024, të datës 17.01.2025, Izet Mexhiti është zhveshur nga të gjitha kompetencat e tij, të cilat janë transferuar në Drejtorinë e Mjedisit. Ky institucion, që deri në mandatin e BDI-së udhëhiqej nga një kuadër shqiptar, tani është vënë nën kontrollin e një drejtori të emëruar nga VMRO- DPMNE-në. Me këtë vendim, Drejtori i ri është urdhëruar që të mos dërgojë për nënshkrim në kabinetin e Mexhitit asnjë dokument nga sektorët kryesorë të ministrisë, përfshirë Sektorin e Natyrës, Ujërave, Mbeturinave, Mjedisit dhe Ndotjes Industriale. Këta sektorë përbëjnë mbi 70% të kompetencave të Ministrisë së Mjedisit, duke e bërë këtë akt një zhvillim të paprecedentë”, thonë mes tjerash nga BDI.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads