E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Minchev reagon ndaj deklaratave të Mexhitit: Të mos sillet si Alisa në Botën e Çudirave

Ministri i Administratës Publike, Goran Minchev, reagon ndaj deklaratave të zv.kryeministrit Izet Mexhiti për punësime masive në administratën publike dhe i bën thirrje të mos sillet si Alisa në Tokën e Çudirave.

 

Deklarata e zv.kryeministrit Mexhiti në një ngjarje partiake për punësime masive në administratën publike brenda një viti është një shembull klasik i populizmit para zgjedhjeve, pa asnjë bazë ligjore apo institucionale. Për këtë arsye, do t’i kërkoja zotit Mexhiti që të mos sillet si Alisa në Tokën e Çudirave, duke premtuar diçka që as është reale, as e mundshme pa shkelur procedurat ligjore dhe parimet e administratës së mirë, thotë Minchev.

 

Ministri Minchev thekson se punësimet në institucionet shtetërore zhvillohen në përputhje me nevojat e institucioneve, duke marrë miratimet paraprake. Sipas tij, të gjitha punësimet bazohen në parimet e kompetencës, profesionalizmit dhe gatishmërisë profesionale të kandidatëve.

 

Ministria e Administratës Publike është e angazhuar fort për të respektuar sistemin meritokratik, që do të thotë se punësimet dhe avancimet në sektorin publik duhet të bazohen vetëm në cilësinë dhe aftësitë e kandidatëve, dhe jo në përkatësinë e tyre etnike apo politike. Politika e punësimeve populiste jo vetëm që do të dëmtonte integritetin e administratës, por do të rrezikonte edhe reformat që kanë si qëllim krijimin e një administrate publike efikase, profesionale dhe depolitizuar, shton Minchev.

 

Ai thekson se institucionet duhet të funksionojnë në mënyrë profesionale dhe se sektori publik nuk është një treg parazgjedhor.

 

Qytetarët e Republikës së Maqedonisë meritojnë institucione që funksionojnë në mënyrë profesionale dhe transparente, dhe jo një administratë të ndërtuar mbi premtime populiste. Prandaj, apelon për përgjegjshmëri dhe qasje reale ndaj politikave publike, dhe jo për premtime joreale që shërbejnë vetëm për të grumbulluar pikë politike përpara zgjedhjeve, thotë Minchev.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads