E shtunë, 10 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një zjarri që ka rënë mbrëmë në një ndërtesë në Kisella Vodë

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmë vonë në një objekt në Kisella Vodë të Shkupit. Në ngjarje kanë mbetur të plagosur katër persona – dy banor, një polic dhe një zjarrfikës që kanë ndërhyrë në terren, transmeton Portalb.mk.

 

Siç informoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, një nga banesat është djegur plotësisht, ndërsa disa banesa të tjera janë përfshirë nga zjarri. Banorët e objektit, siç ka treguar ai, janë evakuuar nga aty dhe janë transferuar në kabinetin e tij në ndërtesën e komunës.

 

“Menjëherë me ekipin tim shkuam në vendngjarje. Këtë natë do ta kalojmë së bashku, do të gjejmë një vend ku të qëndrojmë dhe herët në mëngjes do të ndihmojmë me të gjitha burimet në dispozicion dhe së bashku do ta kapërcejmë këtë tragjedi. Së bashku do ta gjejmë zgjidhjen e gjithë kësaj, nuk do ta lë popullin tim në mëshirën e fatit”, ka shkruar mbrëmë Gjorgjievski në një postim në Facebook.

 

Kryetari i Komunës së Kisella Vodës ka falënderuar për qetësinë banorët e objektit, përndryshe përballë objektit komunal, si dhe falënderoi ekipet e zjarrfikësve të Shkupit dhe pjesëtarët e MPB-së të cilët, siç thotë ai:

 

“Me profesionalizmin e tyre ishin në lartësinë e detyrës dhe për këtë shkak zjarri u lokalizua dhe më e rëndësishmja nuk pati viktima njerëzore.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads