E shtunë, 10 Maj, 2025
16.8 C
Skopje

Zyberi: Janë evidentuar 700 persona pa certifikatë të lindjes! 400 kanë aplikuar, 268 janë në procedurë, rreth 60 janë pajisur me certifikatë

Një vajzë 13 vjeçe nga Shuto Orizarja e Shkupit është pajisur me dokumente, respektivisht është evidentuar nga institucionet pas marrjes së certifikatës së lindjes, përcjell TV21. Avokati i Popullit, Naser Zyberi njoftoi se së fundmi, në vendin tonë janë evidentuar 700 persona pa certifikatë të lindjes, ndërsa apelon te institucionet që të respektojnë ndryshimet ligjore, me të cilat sipas Zyberit, nevojitet vetëm dokument nga spitali ku ka lindur personi në fjalë.

“Nga 700 persona të evidentuar, ai numër tash mund të ketë ndryshuar, kjo anketë është bërë në vitin 2018. 400 kanë aplikuar të regjistrohen në librin e veçantë për regjistrim dhe prej këtyre 400, vetëm 268 janë në procedurë të sigurimit të dokumenteve, nga këta, rreth 60 e kanë kryer procedurën dhe janë pajisur”, tha Zyberi./tv21.tv

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads