E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Ende nuk dihet fati i tre pronave të BFI-së! Avokati i shtetit, Emini ik nga gazetarët, nuk pranon të takojë as zyrtarët e BFI-së

Avokati i shtetit Bekim Emini nuk i përgjigjet ende ftesës për takim të zyrtarëve të BFI-së rreth iniciativës së Ministrisë së Kulturës për marrjen e tre objekteve nga vakëfi I BFI-së nga shteti.

 

Ai vazhdon të heshtë dhe të mos flas as para mediave. Ne sot e vizituan zyrat e tij.

 

Edhe pse avokatin e shtetit arritem që ta takojmë në zyren e tij i njejti refuzojë që të jepë një deklaratë përpara kamerës së televizonit Klan Maqedoni. Nga kabineti i tij premtuan që do të kthejnë përgjigje me shkrim të cilen po e kërkojm prej dje.

 

“Deklaratë kështu nuk japim, krejt i japim me shkrim, shumë shumë shpejt do keni përgjigje”, deklaruan nga kabineti i Eminit.

 

Nga sektori i vakëfit në BFI, konfirmuan dje për KLAN Maqedoni se është ngritur procedur për marjen e tre objekteve të tyre dhe janë në pritje të takimit me avokatin e shtetit Emini. Bëhet fjale për tre objekte në Carshinë e vjetër të Shkupit, Kapan An, Bezisteni dhe ish kino Napredoku ose objekti I teatrit për fëmijë të cilët ju kthyen para disa viteve në pronësi BFI-së nga ana e ish qeverisë.

 

Inicijativa për marrjen e këtyre tre objekteve nga BFI u iniciua nga Ministria e Kulturës e cila përmes avokatit të shtetit kërkojë shfuqizimin e vendimit të ish qeverisë për kthimin e tre pronave. Sipas informatave të Klan Maqedoni kërkesa e ministrisë së kulturës tani më është procesuar nga Avokati i shtetit.

 

“Që dje televizoni Klan Maqedoni ka tentuar që të marrë në deklarat ministrin e kulturës, në lidhje me pronat të cilat dëshiron që t i marrë nga BFI por i njejti nuk është i kapshem, edhe dje mesazhet me shkrim nuk i kthyen, dhe sot nuk arritem ta gjejmë në ministrin e kulturës”.

 

Përmes një thirrje telefonike nga kabineti i Ministrit na u tha që pyeten tonë e kanë parë, por pëgjigja nuk është e sigurt kur do të kthehet sepse Ministri ka shumë takime. /tvklan.mk

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads