E mërkurë, 4 Qershor, 2025
35.8 C
Skopje

Hiqet shqipja nga tabelat e autostradës Shkup-Tetovë

Shkup, 16 shkurt – Tabelat e reja të komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, do të jenë në tre gjuhë – maqedonisht, anglisht dhe frëngjisht, ndërsa është larguar gjuha shqipe. Nëse deri dje gjuha shqipe ishte krahas tre gjuhëve tjera, tashmë e njëjta është “zhdukur”. Nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore nuk kanë dhënë ndonjë sqarim se pse shqipja nuk figuron, ndërsa tabelat janë ndërruar pasditen e së shtunës vonës, kur kishte nis të bie terri.

Me këtë rast, ka reaguar BDI e Ali Ahmetit, e cila ka dënuar heqjen e gjuhës shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë. “Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çka fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dënon ashpër ndërrimin e tabelave të komunikacionit në autostradën Shkup-Tetovë, gjegjësisht në afërsi të pikëpagesës rrugore në Glumovë, nga Ndërmarja Publike për Rrugë Shtetërore. Tabelat në gjuhën shqipe zëvendësohen me tabelat në gjuhën maqedonase, me çka fshihet gjuha shqipe nga tabelat e komunikacionit. Ky ndryshim është një goditje e rëndë ndaj përdorimit të gjuhës shqipe në RMV dhe shkelje flagrante e Ligjit për përdorimin e Gjuhëve”, thuhet në reagimin e BDI-së.

 

Kjo përpjeke e rrezikshme dhe e ulët e mosrespektimit të Ligjit për përdorimin e Gjuhëve dhe kjo tendencë për mohimin e Gjuhës Shqipe, vijon më tej reagimi, është një vendim në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, Marrëveshjen e Ohrit, ligjet dhe vlerat e demokracisë dhe barazisë, të cilat janë themelore për paqen dhe stabilitetin në vend.

 

“Bashkimi Demokratik për Integrim konsideron që paaftësia e humbësve të zgjedhjeve dhe shërbëtorëve të VMRO-s nga radhët e VLEN po i kthen shqiptarët në vitet e ‘90 në aspektin e të drejtave kombëtare dhe barazisë. BDI do të ndërmarr të gjithë hapat e nevojshëm për ta kundërshtuar këtë vendim të padrejtë dhe për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut”.

Më të lexuara

Për*leshje para një palestre në Çair, plag*osen dy persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy...

Arrestohet ish-Komandant Breza i UÇK-së, pas 22 viteve në kërkim

Pas gati dy dekadash në arrati, shërbimet e sigurisë...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë...

Detaje nga sulmi me armë në Tetovë – autorët të maskuar me maska të njohura nga TikTok

Sonte (26.05), rreth orës 21:15, persona të panjohur me...

Frymëmarrja nga kosheret e bletëve, trendi i ri që po përhapet në Evropë

Një praktikë e pazakontë po tërheq vëmendjen në Evropë:...

Bexheti: Fronti Europian nuk do të mbështet ndryshimet ligjore në Ligjin për Inspektoratin e Gjuhëve

Koordinatori i grupit parlamentar të Frontit Europian, Blerim Bexheti...

Bastisje në Shkup, gjenden armë automatike në një banesë ku qëndronin disa shtetas turq

Më 03.06.2025 rreth orës 21:50 në Shkup, zyrtarët policorë...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads