E premte, 9 Maj, 2025
19.8 C
Skopje

7 vite nga vdekja e Abdilaqim Ademit, Ali Ahmeti: Kujtimi për të mbetet i përjetshëm!

“Sot me rastin e përvjetorit të shtatë të ndarjes fizike nga ne e Abdilaqim Ademit, së bashku me bashkpuntorë bëmë homazhe te vendprehja e Tij, në fshatin Shemshovë.

Abdilaqimin për më shumë se një dekadë e pata një bashkëpunëtor të ngushtë dhe të shkëlqyeshëm.

Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të partisë ka pasur rol të rëndësishëm në formimin dhe rritjen e BDI-së, por edhe në fitoret tona të njëpasnjëshme në të gjitha ciklet zgjedhore.

Abdilaqim Ademi me përkushtim të madh shërbeu edhe për disa vite në ekzekutiv, si Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Arsimit, si dhe i Mjedisit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në rritjen e përfaqësimit të shqiptarëve në institucione dhe avancimin e pozitës sonë të përgjithshme dhe në vetë progresin e vendit” ka shkruar Ahmeti.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads