E premte, 9 Maj, 2025
20.8 C
Skopje

LAJMI I FUNDIT: Me fletarrest nga Serbia, në #Bllacë arrestohet ish-ushtari i UÇK-së

Një ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Ferizaji, Bajram Emini, 55-vjeçar, është ndaluar dhe më pas arrestuar në pikën kufitare të Bllacës, shkruan gazeta KOHA. Pasi ka dhënë dokumentin identifikues në policinë kufitare në Bllacë, në sistem është paraqitur fletëarresti ndërkombëtar i lëshuar nga Beogradi, me çka i njëjti është arrestuar dhe dërguar në stacion policor, ndërsa po pret që nesër, gjykatësi kujdestar të sjell vendim për lirim apo paraburgim ekstradues.

 

Burime zyrtare për gazetën KOHA tregojnë se ndalimi dhe arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së nga Ferizaji ka ndodhur mesditën e sotme, rreth orës 14:30.

 

Ndryshe, i freskët është rastin me Blerim Ramadanin, ish-ushtarin e Zonës Operative të Nerodimes të UÇK-së, i cili në korrik vitin e kaluar, u arrestua nga Policia e Maqedonisë së Veriut në Jazhincë bazuar në një fletarrestim të lëshuar nga Serbia.

 

Pas paraburgimit ekstradues disa ditor dhe pasi u lëshua në “arrest shtëpiak” në Çair, Blerimi arriti të arratiset nga Maqedonia dhe të futet ilegalisht në Kosovë. (koha.mk)

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads