E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Parregullsi në kuzhinat e spitaleve/ AUV: Janë asgjësuar 110 kg ushqime të pasigurta

Pas inspektimeve të bëra në kuzhinat e objekteve spitalore janë asgjësuar 110 kilogram ushqime të pasigurta, bëjnë të ditur nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

 

Nga kjo Agjenci njoftojnë se me kontrollet e bëra janë konstatuar se disa kuzhina nuk kishin përmbushur detyrimin ligjor për t’u regjistruar si operatorë ushqimor në AUV.

 

AUV

 

“Nga kontrollet u konstatua se 5 kuzhina nuk kishin përmbushur detyrimin ligjor për t’u regjistruar si operatorë ushqimorë në AUV, 4 nuk plotësonin kërkesat e sigurisë teknike, pra u konstatua dëmtime në ambientet ku përgatitet ushqimi”.

 

Përveç mungesës së detyrimeve ligjore, nga AUV, thonë se janë gjetur edhe kuzhina të shumta të cilat nuk I plotësojnë kriteret higjienike.

 

AUV

 

“8 nga kuzhinat nuk plotësonin kërkesat për Higjienë të mirë dhe praktikë të mirë prodhimi si kërkesa të ushqimit të sigurt. Për mospërputhjet e konstatuara – mungesa e higjienës, yndyra e grumbulluar në kuzhinë, mos mbajtja e evidencës, mirëmbajtja jo adekuate e pajisjeve, sipërfaqet e dëmtuara të mureve dhe dyshemeve, mungesa e planit të analizës së ushqimit, kursi i paplotë i higjienës ushqimore nga punonjësit”.

 

Nga AUV, thonë se ka pasur edhe mungesa të certifikatave, ku për këtë detyrim ligjor janë evidentuar operatorë ushqimorë të paregjistruar, janë dhënë 15 vendime me urdhër për eliminimin e mospërputhjeve të konstatuara dhe janë shqiptuar 5 gjoba.

 

Vetëm javën e kaluar janë realizuar 43 inspektime të jashtëzakonshme. /tvklan.mk/

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Alternativa me 9 anëtarë, BESA 7, ndërsa LD me 5 anëtarë në VLEN

Koalicioni VLEN tashmë është shndërruar në parti të vetme...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads