E shtunë, 10 Maj, 2025
18.8 C
Skopje

Termi “Kosova dhe Metohija” ende në faqen e ministrisë! Stoilkoviq: Kosova gjithmonë do të mbetet “Kosovo i Metohija”

Kosova do të mbetet gjthmonë “Kosovo i Metodija”, kështu u përgjigjë sot zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoilkoviq, I pyetur nga Klan Maqedoni nëse do të ndryshohet termi “Kosovo i Metohija” e cila ende vazhdon të qëndrojë në ueb faqen e Ministrisë, Stoilkoviq tha se ky termë është në përputhje me rezoluten e kombeve të bashkuara dhe si e tillë do të mbetet gjtihmonë.

 

IVAN STOILKOVIQ- MINISTËR PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

 

“Ajo ishte një deklaratë që u transmetua nga profili im në Facebook me rastin e vizitës sime të fundit në Beograd dhe ju përgjigja mediave shqiptare, ja edhe juve dhe publikut maqedonas, se për të gjithë pjesëtarët e popullit serb, Kosova dhe Metohia do të jenë gjithmonë Kosovë dhe Metohi, sepse është në përputhje me Rezolutën Një Dy Katër Katër të Kombeve të Bashkuara, por unë jam edhe ministër i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve dhe zëvendëskryeministër i Qeverisë së Maqedonisë dhe aktivitetet e mia politike do t’i zhvilloj në përputhje me vendimet të shtetit maqedonas”.

 

Kujtojm, ky qëndrim nga ana e Stoilkoviq, nxiti reagime jo vetem nga opinoni i gjërë por nga partit politike. Deputet nga ana opozitare Fronti Europian kërkuan që për këtë rast të reagoj kryeministri I vendit Hristijan Mickoski. Ndërkaq nga Koalicioni VLEN, partneri shqiptar i VMRO-DPMNE-së deklaruan se janë në krah të interesave kombëtare shqiptare, duke mbrojtur çdoherë të drejtën e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. /tvklan.mk

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads