Udhëtimi i zyrtarëve të RMV-së në Uashington! Antikorrupsioni hap lëndë për të konstatuar gjendjen faktike

Antikorrupsioni ka hapur lëndë për të konstatuar gjendjen faktike të zyrtarëve të qeverisë rreth udhëtimit në SHBA në inagurimin e presidentit amerikan Donald Trump.

Pas verifikimin të fakte njoftojnë se do të ndërmarrin vendim për të cilin do të informohet publiku.

Pas reagimeve të shumta në opinion të partivo opozitare Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka hapur lëndë për udhëtimet e zyrtarëve të qeverisë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump.

 

Nga ky institucion konfirmuan për Klan M se lënda është hapur mbrëmë pas reagimeve të opozitës

 

KOMISIONI SHTETËROR PËR PARANDALIMIN E KORRUPSIONIT

 

“Në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit mbrëmë është hapur lëndë për udhëtimet e zyrtarëve të qeverisë në inaugurimin e presidentit amerikan Donald Trump. Pas konstatimit të gjendjes faktike, Komisioni Shtetëror do të marrë vendim që do të shpallet publikisht.”

 

Hetim për udhëtimet e zyrtarëve të qeverisë në inagurimin e presidentit Donalt Tramp kërkuan nga partië opozitare në vend.

 

Nga BDI kërkuan që “Prokuroria Kundër Korrupsionit të nisë një hetim të plotë dhe të paanshëm mbi këtë skandal”.

 

Edhe nga ASH e Ziadin Selës kërkuan hetim të rastit. Ndërkaq , në një prononcim Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari, njoftoi se biletën e avionit dhe qëndrimin e ka paguar vetë, ndërsa tiketën për inagurimin e Trumpit ia kanë paguar miqtë në SHBA.

Gjatë inagurimit të presidentit amerikan nga përfaqësuesit e RMV drejt Uashiongtonit udhëtuan kryeministri Hristijan Mickoski, ministri i Jashtëm Timço Mucunski, kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Mjedisit Izet Mexhiti, ministri i Shëndetësisë Arben Taravari, kryetari i Alternativës Zeqirija Ibrahimi. /tvklan.mk

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Vritet 27-vjeçari nga Radusha në Berlin, dy autorë ende në arrati, ja detajet e para

Në orët e para të mëngjesit të së hënës,...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

Artikuj të ngjashëm