Miratohet ligji i rrallë në Irak, lejohet martesa e fëmijëve që në moshën 9 vjeçare

Parlamenti i Irakut ka miratuar ndryshime në ligjin e statusit personal, duke i dhënë gjykatave islamike autoritet më të madh mbi çështjet familjare, përfshirë martesat, divorcet dhe trashëgiminë.

 

Kritikët argumentojnë se këto ndryshime mund të legalizojnë martesat e fëmijëve, duke lejuar që vajzat të martohen që në moshën 9-vjeçare, sipas disa interpretimeve të ligjit islamik.

 

 

Aktualisht, mosha minimale për martesë në Irak është 18 vjeç, por me ndryshimet e reja, prijësit fetarë mund të vendosin sipas sheriatit, çka mund të ulë këtë moshë. Aktivistët për të drejtat e njeriut paralajmërojnë se këto ndryshime rrezikojnë të drejtat e grave dhe vajzave, duke i ekspozuar ato ndaj dhunës seksuale dhe fizike, si dhe duke i larguar nga arsimi. Seanca parlamentare përfundoi me kaos, me akuza për shkelje procedurale dhe mosarritje ligjore.

 

Sipas një raporti të OKB-së në vitin 2023, 28% e vajzave në Irak janë martuar para moshës 18 vjeç.

 

 

Deputetja Alia Nassif deklaroi se votimi u krye pa praninë e numrit minimal të kërkuar të deputetëve dhe njoftoi se opozita do ta sfidojë këtë ligj në Gjykatën Federale, duke e quajtur atë një “rënim të reputacionit dhe dinjitetit të Irakut.

Më të lexuara

Skandal në „Higjiena Komunale“ – Shkup: Punonjësi humb vetëdijen nga kërcënimet, policia gjen pistoletë në veturën e shefit

Një udhëheqës sektori në Ndërmarrjen Publike „Higjiena Komunale“ është...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për ditëlindje

Rapsodit Murat Lamallarit, djemt i dhurojnë veturë luksoze për...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Ndërroi jetë Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur i pop-muzikës, Shpat Kasapi, ka ndërruar...

Apple zbulon çmimet: Iphone 18 Pro dhe Pro Max, shumë shtrenjtë

Apple është duke zhvilluar eventin “Suprizë dhe Shkëlqim”, ku...

Koka: Deri ku jemi, kush kërkon Amnisti e kush Probacion (VIDEO)

Koka: Deri ku jemi, kush kërkon Amnisti e kush...

Artikuj të ngjashëm