Moti i keq në Shqipëri, pezullohet përkohësisht mësimi në 77 shkolla

Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se, për shkak të situatës së vështirë të krijuar nga moti i keq, rekomandimeve të autoriteteve për emergjencat civile, si dhe raporteve nga zyrat vendore arsimore, të hënën, më 13 janar 2025, do të pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla dhe degët e tyre vartëse.

 

Reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e mësimit.

 

Situata paraqet probleme të veçanta në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës dhe të tjera. Procesi mësimor në këto shkolla do të pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do të zëvendësohet në javët në vijim, raporton euronews.al

 

Ky vendim është marrë për të siguruar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq. Ministria e Arsimit dhe Sportit është në komunikim të vazhdueshëm me autoritetet vendore dhe shtabet e emergjencave civile për të monitoruar situatën dhe për të marrë masa të tjera, nëse do të vlerësohet e nevojshme.

 

Ne mbetemi të angazhuar për garantimin e sigurisë së nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor. Për çdo ndryshim në situatë, do të informojmë publikun.

 

Ftojmë prindërit dhe nxënësit të ndjekin njoftimet dhe udhëzimet e mëtejshme dhe të mbajnë kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e shkollave për informacion të nevojshëm.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm