BDI: Shkarkimi i Ilire Dautit – Tentim i turpshëm për të kaluar ligjin e “branitellave” me çdo kusht

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate ka reaguar ndaj votimit të interpelancës për shkarkimin e Ilire Dautit nga Komisioni Kuvendor për Politikë Sociale.

Sipas BDI-së, ky veprim është tentativë e turpshme për të kaluar ligjin e “branitellave” me çdo kusht.

Reagimi i plotë:

Shkarkimi i Ilire Dautit – Tentim i turpshëm për të kaluar ligjin e branitellave me çdo kusht

Shumica parlamentare ka ndërmarrë një akt të turpshëm dhe revanshist duke shkarkuar Ilire Dautin nga posti i Kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, vetëm pse ajo refuzoi të kalojë një ligj diskriminues që kompenson vetëm “branitellët” e vitit 2001.

Ky vendim nuk është asgjë tjetër veçse një goditje e drejtpërdrejtë ndaj Marrëveshjes së Ohrit dhe një përpjekje për ta zhvlerësuar atë në çdo formë.

 

Qeveria aktuale, në vend që të punojë për unitet dhe barazi, po vepron me logjikën e përjashtimit dhe revanshit.

 

Ky është një mesazh i qartë se shqiptarët në këtë shtet shihen ende si qytetarë të dorës së dytë, dhe se sakrifica e tyre për barazi nuk do të njihet kurrë nga një pushtet i kapur nga nostalgjia për të kaluarën. VLEN, siç ka treguar edhe më parë, ka luajtur rolin e veglës së nënshtruar, përballë këtij akti të turpshëm.

 

Kjo dëshmon edhe një herë se ata nuk janë përfaqësues të interesave të shqiptarëve, por shërbëtorë të atyre që duan të minojnë të drejtat tona kolektive. I bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve të qëndrojnë të qetë, por të mos pranojnë me heshtje këtë padrejtësi.

 

Marrëveshja e Ohrit është themeli mbi të cilin është ndërtuar paqja dhe stabiliteti në këtë vend, dhe çdo përpjekje për ta rrënuar atë është një kërcënim për të ardhmen tonë të përbashkët.

 

Kushdo që sot mendon se mund të fshijë të vërtetën historike dhe të rikthejë logjikën e dominimit etnik, duhet ta dijë se do të përballet me reagimin e fortë të shqiptarëve.

Më të lexuara

Ndahet nga jeta i riu nga Saraji, Huseijn Alija

Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen...

Vrasja pranë Liqenit të Smilkovës: Arrestohet një person i dyshuar

Një person është ndaluar në kuadër të hetimeve për...

Aksident i rëndë në qarkoren e Shkupit, kolona kilometrike drejt Tetovës – bllokohen tri kyçe rrugore

Një aksident i rëndë trafiku, i ndodhur mbrëmjen e...

Gjimnazisti nga Saraji promovoi librin e parë

Sot në shkollën e mesme në Saraj, një nxënës...

8 të arrestuar, sekuestrohen rreth 50 mijë euro! Aksion policor për dyshime për krim në operacionet e syve

Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave,...

Drejtorët e “Dauti-Komerc”, në konferencën ekonomike “Ekonomia shpëtonë Luginën”

Në konferencën e ekonomike me temë “ Ekonomia shpëtonë...

LIGJI I RI PËR MARRËDHËNIE PUNE: Trajtim të barabartë të punëtorëve

Qëllimi është të krijojmë një zgjidhje ligjore që do...

Artikuj të ngjashëm