E premte, 9 Maj, 2025
21.8 C
Skopje

Behgjet Pacolli shprehet i gatshëm për të ofruar banesë dhe pension mujor për Parashqevi Simakun në Kosovë ose në Shqipëri

Parashqevi Simaku, një nga ikonat e muzikës shqiptare të viteve 1980, ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe organizatave humanitare për gjendjen e saj aktuale. Ajo u pa në një televizin amerikan duke marrë ndihma nga disa persona dhe gjendja e saj nuk dukej fort e mirë, pasi mendohet se jeton me ndihmat që i ofrohen

Në përgjigje të kësaj situate, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli” kanë shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetje të plotë. Ndihma përfshin sigurimin e një banese dhe mbulimin e shpenzimeve për transferimin e këngëtares në Kosovë ose Shqipëri. Gjithashtu, organizatat kanë garantuar një punësim të përshtatshëm ose një pension mujor për Simakun.

“Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin,” theksoi Pacolli, duke apeluar për mbështetje dhe solidaritet për ata që kanë kontribuar në kulturën dhe artin shqiptar.

Ne, Shoqata “Jetimat e Ballkanit” dhe Fondacioni “Behgjet Pacolli,” shprehim gatishmërinë për të vënë në dispozicion një banesë dhe për të marrë përsipër të gjitha shpenzimet për transferimin e saj në Kosovë ose Shqipëri, duke i garantuar asaj punësim adekuat ose një pension mujor.

Shoqëria jonë duhet të përkujdeset për personalitetet që kanë dhënë shumë për kombin !’, shkruan Pacolli në Facebook.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads