Prezantohen vlerat dhe artizanatet tradicionale të gruas në Saraj

Në organizim të Shoqatës për zhvillimin e kulturës në Maqedoni “Porta Skupi” në parkun e Sarajit sot u hap manifestimi “Artizanatet dhe folklori edhe në dobi të gruas së sotme”.

Në këtë manifestim pjesëmarrëse ishin gra nga komuna e Sarajit, ku nëpërmjet këtij manifestimi u prezantuan vlerat dhe artizanatet tradicionale të gruas së kësaj ane. Manifestimin e hapi kryetarja e Shoqatës “Porta  Skupi” Arlinda Kalisi e cila tha se ky manifestim organizohet për herë të parë në komunën e Sarajit.

“Me këtë rast gratë e kësaj komune kanë prezantuar dhe promovuar punimet e tyre të dorës, ku nëpërmjet këtij projekti dëshirojmë të ngrisim vetëdijen e gruas së kësaj ane për integrimin e saj në tregun e punës, që në të ardhmen të jetë burim financiar i tyre”, tha kryetarja Kalisi.

I pranishëm në ngjarje ishte dhe kryetari i komunës Bekim Murati i cili pershëndeti nismën e “Porta Skupit” për një projekt të tillë.

“Komunës së Sarajit i është dashur një projekt i tillë që ka të bëjë në lidhje me gruan dhe shpresoj në të ardhmen do mbështesim projekte të kësaj natyre”, tha Murati.

Poashtu e pranishme ishte dhe kryetarja e Lidhjes së Gruas -Tetovë Xhane Kreshova e cila  tha se është në përkrahje të lidhjeve të grave që ka të bëjë me kulturën dhe gruan, e sidomos projekti i sotëm  “Porta Skupit”, siç shtoi ajo, “gratë e kësaj ane kishin prezantur punime dhe gjëra shumë të bukura të kësaj ane”.

Sipas kryetares së Shoqatës, Kalisi ky manifestim, madje do jetë tradicional, ku gratë e këtij rajoni nëpërmjet faqes “Porta Skupi” do mund të prezantojnë dhe të shesin artizanatet e tyre.

Manisfestimi “Artizanatet dhe folklori në dobi edhe të gruas së sotme”, përveç punimeve kishte dhe një program të pasur artistik me Ansamblin “Drita e Dërvenit”. Ndryshe, ky manifestim është mbështetur nga Ministria e Kulturës, Qyteti i Shkupit, Komuna e Sarajit, Tikvesh dhe Telekomi i Maqedonisë.

Më të lexuara

Çmimet e reja të derivateve të naftës nga mesnata

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRE) në Maqedoninë e Veriut...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet me pakicë të derivateve të naftës në Maqedoninë...

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari nga Komuna e Gjorçe Petrovit.

Kondova paguan, por mbetet në terr! Banorët kërkojnë llogari...

Pas akuzave nga BDI, flet Arben Taravari: Nuk kam pasur informacion!

Ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, ka reaguar pas akuzave...

Grëçeçi mbetet pa energji elektrike, banorët kërkojnë llogari nga EVN

Banorët e fshatit Gërçeç të komunës së Sarajit po...

Përleshje e përgjakshme në një kazino në Tetovë, 2 persona përfundojnë spital

Një përleshje fizike në një kazino në Tetovë ka...

Artikuj të ngjashëm