E hënë, 2 Qershor, 2025
31.8 C
Skopje

Japonia sjell robotin gjigant humanoid për mirëmbajtjen e linjave hekurudhore


‘Punonjësi’ i ri humanoid i linjave Perëndimore Hekurudhore, ngjan me një robot të frikshëm të filmave të fantashkencës, megjithse aktualisht shumica e detyrave të tij është lyerja ose rregullimet e kopshtarisë.

Prej këtij muaji makineria me krahët gjigantë që lëviz e montuar në një mjet që lëviz në binarë, po dislokohet në detyra mirëmbajtjeje në të gjithë rrjetin.

Operatori i saj ulet në kabinën e automjetit nga ku kontrollon gjymtyrët dhe duart e makinerisë. Ajo mund të përdorë vegla të ndryshme në duart e saj dhe të ngrejë objekte deri në 40kg, mund të lyejë ose të sharrojë.

Për momentin detyrat kryesore të robotit janë prerja e degëve të pemëve të zgjatura mbi binarë apo lyerja e paneleve metalike që mbajnë kabllot e trenave.

Kompania thotë se kjo teknologji plotëson mungesat e punonjësve dhe redukton aksidentet në vendin e punës si rrëzimet apo kontaktet me energjinë elektrike.

“Në të ardhmen shpresojmë që makinerinë ta përdorim për shumë operacione mirëmbajtje apo infrastrukture, për të përballuar mungesën e krahut të punës”, tha së fundmi kreu i kompanisë Kazuaki Hasegawa, sipas rrjetit The Guardian.

Më të lexuara

Për*leshje para një palestre në Çair, plag*osen dy persona

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dy...

Lirohen çmimet e derivateve të naftës

Çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë...

Ligji i ri, masa të rrepta për shkelësit, “qyteti i sigurt“, në funksion nga 1 janari

Shpejtësia e lartë e vozitjes dhe madje, drejtimi i...

Vala e nxehtë afrikane përfshin Maqedoninë: Temperaturat deri në 37°C dhe mundësi për stuhi

Këtë javë, territori i Maqedonisë do të ndikohet nga...

Simone Inzaghi: Nuk e njoha ekipin tim – PSG e meritoi fitoren

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, pranoi se mezi e...

LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme, pa pritje të gjata në vendkalimet kufitare

Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads