E diel, 1 Qershor, 2025
28.8 C
Skopje

Fondacioni Albiz ndan bursat për vitin shkollor dhe akademik 2016/17

Fondacioni Albiz me 15 shkurt 2017 në hapësirat e Teatrit Popullor Maqedonas realizoi me sukses manifestimin për ndarjen e bursave për vitin shkollor dhe akademik 2016/17.

Vitin që e lamë pas ishte sfidues për Fondacionin Albiz pasi që hapëroi drejt ndryshimeve rrënjësore duke filluar nga ribrendimi deri tek ndryshimet statutare dhe organizative. Mirëpo me punë të palodhshme, me realizimin e projekteve të shumta , me një numër më të madh të donatorëve, Fondacioni Albiz arriti që mbaj në kontinuitet progresiv punën e tij dhe brendi i ri të pozicionohet tashmë në shoqëri.

Në këtë manifestim u shfaqën të arriturat dhe projektet e realizuara nga ana e Fondacionit Albiz për vitin 2016 si dhe në mënyrë solemne u ndanë bursat për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme. Gjithsej u ndanë 218 bursa, ku prej tyre: 40 bursa për nxënës, 160 bursa për student si dhe 18 bursa të dedikuara.

Kryetari i Këshillit të donatorëve z. Nexhat Shahini theksoi se bashkimi bën fuqi dhe se ribrendimi i Fondacionit ka bërë që ai edhe më shumë ta zgjeroj punën e tij fisnike “për të mirën e shoqërisë” dhe të ngrejë vetëdijen tek kompanitë për të promovuar përgjegjësin e tyre korporative shoqërore.

Fondacioni Albiz në kontinuitet ka rritur numrin e bursisteve, dhe kjo tendencë do të vazhdoj përderisa ekzistojnë afaristët tanë të cilët kujdesen për shtyllën e shoqërisë e që ajo është rinia, theksoi drejtori ekzekutiv z.Ilir Idrizi. Ndarja e certifikatave për bursistët e gjeneratës së gjashtë u bë nga ana e z.Taip Jakupi – Profesor Universitar si dhe anëtar i Këshillit të donatorëve të Fondacionit Albiz, z.Nebi Hoxha- Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore si dhe nga ana e Ministrit të Drejtësisë z.Valdet Xhaferi.

Ministri z. Valdet Xhaferi gjatë fjalimit të tij ndër të tjerat theksoi se e çmon shumë bashkëpunimin e ndërsjellët me Fondacionin Albiz dhe se nuk do të mungoj përkrahja e tyre institucionale çdoherë që do të ketë nevojë. Ai gjithashtu inkurajoji edhe kompanitë e tjera që ti bashkëngjiten këtij misioni.

Për në fund z. Nexhat Shaini ndau mirënjohje për të gjithë donatorët e Fondacionit Albiz si shenjë falënderimi për mbështetjen e tyre.

Ky manifestim është qendror dhe një ndër projektet bazë të Fondacioni Albiz i cili e bën atë të mburret sepse vetëm investimi në rinin mund të na shpjer përpara.

Më të lexuara

Të shtëna me armë zjarri në Matkë të Sarajit, plagoset një banor i Gërçecit

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje ka...

Policia me detaje për aksidentin në Gostivar ku humbi jetëm 33 vejçarja nga Bogovina

Me datë 31.05.2025 në ora 15:30, në SPB Tetovë...

Hyn në fuqi ligji i ri për energjetikë! Inxhinierët: Të mos ketë fatura arbitrare për rrymën

A do të vazhdojnë qytetarët të paguajnë fatura arbitrare...

Tragjedi në rrugën Kërçovë-Gostivar: Përplasen tre makina, humbin jetën 3 persona, plagosen 8 të tjerë

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme...

Eskalon situata, konkurrentet e “Përputhen” rrahen mes vete

Një situatë e papritur ka ndodhur sot gjatë transmetimit...

Alarmante/ Deri në vitin 2070, Maqedonia rrezikon të mbetet me vetëm 500.000 banorë

Shkup, 30 maj – Ekspertët po paralajmërojnë për një...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads