E premte, 9 Maj, 2025
12.8 C
Skopje

Berkan Emini atleti që zgjidhet tre vite rradhazi si më i miri në Maqedoni në kategorinë e 800 metrave për grupmoshat pionere

Berkan Emini eshte atlet i “Klubit te Atletikes Liria”. Ai eshte i lindur ne Kondove te Shkupit me 23.05.2002. Ne vitin 2014 ai vendos ta shkruaje ardhmerine e jetes se tij me nje okupim me ndryshe, duke iu bashkangjitur familjes se madhe te sporteve te Atletikes. Berkan Emini qe ne fillim parashihej te behej nje atlet i cili do te premtonte rezultate te shkelqyera ne te ardhmen. Viti i pare ishte hyrje dhe njoftim me Atletiken, kurse ne vitet ne vijim, ai do te regjistroje rezultate te jashtezakonshme.

Gjate ketyre tri viteve ai eshte zgjedhur si atleti me i mire ne Maqedoni per grupmoshat pionere ne diciplinen 800m. Dy vitet e fundit eshte zgjedhur sportist i vitit ne kategorine e pionerve te rinj. Sa i perket garave jashte shtetit, ai 3 here ka dale i pari ne garat qe jane mbajtur ne Kosove kurse ne garat Ballkanike ne Turqi ka qene i 5-ti. Mosha e Berkan Eminit eshte ende e re, andaj pritet qe ne te ardhmen synimet e tij t’i tejkalojn vendet e para dhe shperblimet. Ai tani duket te jete me i perqendruar ne thyerjen e disa rekordeve dhe pritet qe kete synim ta kurorezoje me vendosjen e ndonje rekordi te ri ne diciplinat si 800m dhe 1500m. Pas gjith ketyre planeve dhe synimeve, qendron kurora e te gjithe sukseseve, ku ne Mitingun i cili do te mbahet ne Turqi, planifikon te rangohet ne vendin e 3.

Ndërsa në fund, në qendrën e të gjithë këtyre sukseseve qëndron merita e trajnerit i cili njëherit ishte edhe ai që e zbuloi talentin e Berkan Eminit. Rrahman Alija është themeluesi dhe trajneri i “Klubit të Atletikës Liria”, i cili gjithmonë ka qenë i përkushtuar pas gjetjes së atletëve të rinj dhe rifreskimit të klubit të tij me gje.nerata të reja. Në vitin 2014 pas një testimi të nxënësve në Shkollën Fillore “Bajram Shabani” ai vëren talentin e Berkan Eminit dhe kapacitetin e tij për të qenë një atlet i rregullt në klubin Liria. Kështu, që atëherë e deri më sot, nëse Berkan Emini ka arritur rezultate dhe suksese të ndryshme, një pjesë e madhe e meritës i shkon trajnerit të palodhshëm Rrahman Alija.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Nga 2 maji, hyrja me automjete në Malin Sharr do të paguhet! Ja sa do të kushtojë

Nga data 2 maj 2025, fillon zbatimi i pagesës...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads