E diel, 11 Maj, 2025
24.8 C
Skopje

Rijat Abdullau djaloshi nga Kondova që luan me skuadrën e futbollit “Lepenci” nga Kaçaniku

Rijat Abdullau, është shtylla e mbrojtjes së klubit të futbollit “Lepenci” nga Kaçaniku. Kur luan Abdullau mbrojta është shumë më e sigurtë. Ai në mënyrë perfekte me bashkëlojtarët e tij dinë si t’a evitoj rrezikun nga zona e mbrojtjes së ekipit që i takon.

Djaloshi 24 vjeçarë nga Kondova , gjatë stinorit pranverorë nga FK “Skopje” me ndihmën e meaxherit Ferdi Ismaili, kaloi në radhët e Lepencit të Kaçanikut. Në mesin e ri deri më tani luajti 13 ndeshje si mbrojtës qendror, ndërsa ekipi i tij ka pranuar vetëm 7 gola, ku në mesin e bashkëlojtarëve për këtë sukses meritë ka edhe Rijat Abdullau.

Për Rijatin, secila ndeshje kishte rëndësinë e saj, por ajo me Bashkimin e Koretinit do t’i mbetet në kujtesë një kohë të gjatë, sepse është konkurenti i tyre për të shpallur kampion në Ligën e Dytë të Kosovës.

“Secila ndeshje për ne ka rëndësi, por ajo me Bashkimin që luftojmë për pozitën e parë në tabelë ishte shumë e rëndësishme, sepse luanim me konkurentin tonë. Ne jemi kandidati serioz për ta fituar kampionatin dhe në fund të kurorëzohemi me titullin e kampionit që dërgon në Ligën e Dytë të Kosovës në futboll”, deklaroi për “Me Sportistët” Rijat Abdullau.

Pas paraqitjeve të mira në terrenin e gjelbërt, kanë arritur edhe shumë oferta nga vendi dhe Evropa për futbollistin Rijat Abdullai, i cili për hirë të korrektësisë dhe mbarëvajtjes së bisedimeve nuk deshi t’i publikoj ata.

Ndryshe, ky djalosh si i ri luajti për Slloga Jugomagnatin (KF Shkupi), KF Saraj. KF Skopjedhetash në KF Lepenci.

Më të lexuara

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads