E diel, 11 Maj, 2025
23.8 C
Skopje

Zbulimi i cili i ka shokuar edhe vetë mjekët: Ky është shkaktari i çdo të pestit infarkt!

Një hulumtim i ri gjerman ka treguar që depresioni është njësoj i rrezikshëm dhe ndikon në zemër njësoj si edhe pesha e madhe trupore edhe tensioni i lartë i gjakut!

Të dhënat e grumbulluara kanë konstatuar që depresioni shkakton madje 15 për qind të sulmit në zemër, pesha e lartë trupore 21 për qind, ndërkaq tensioni i lartë 84 për qind, transmeton Telegrafi.

Ekspertët theksojnë që ky fakt ka rëndësi të madhe, sepse depresioni sulmon 350 milionë njerëz në gjithë botën, theksojnë të dhënat e Organizatës Botërore Shëndetësore.

Autori i studimit, profesor Karl-Hejnc Ludvig, i Universitetit Teknik në Munih, thotë që nuk ka dilemë që depresioni është faktor rrezikues për sëmundjet kardiovaskulare, mirëpo çështja është se cila është lidhja e depresionit dhe e faktorëve të tjerë të rrezikshëm, si p.sh. pirja e duhanit, kolesterina e lartë, pesha e lartë trupore dhe hipertensioni, dhe sa i rrezikshëm është roli i secilit faktor veç e veç.

Studimi gjatë 10 vjetëve ka përcjellë rreth 3.500 pacientë të gjinisë mashkullore nga mosha 45 deri në 74 vjeç.

Gjatë studimit kanë vdekur më shumë se 500 persona, madje gjysma e tyre nga sëmundjet e zemrës.

Depresioni ka qenë shkaktar në 15 për qind të vdekjeve.

Autorët e studimit thonë që është vërtetuar se, midis të gjithë faktorëve të arritur kryesorë të cilët janë të rrezikshëm për sëmundjet e zemrës, depresioni ka ndikim mesatarisht të fuqishëm.

“Te pacientët me rrezikshmëri të lartë, diagnostika e depresionit do të duhej të ishte standarde”, thotë profesori Ludvig.

Më të lexuara

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads