E diel, 11 Maj, 2025
24.8 C
Skopje

Keni hedhur ndonjëherë sodë buke në kafe?

Ndoshta ju nuk e keni dëgjuar asnjëherë, por disa njerëz hedhin pak sodë buke te kokrrat e kafes para se t’i bluajnë. Sipas tyre soda e bën kafen më të lehtë për t’u tretur për stomakun e tyre të ndjeshëm.

Nëse dëshironi të zbuloni nëse kjo është e vërtetë, apo thjesht një mit, ja çfarë duhet të dini.

Kafja është acide

Aciditeti mund të jetë një gjë e mirë, pasi i jep kafes një shije të mprehtë dhe shkëlqim, sidomos në kokrrat e kafes me të njëjtën origjinë. Megjithatë, kokrrat e pjekura të errëta me çmim të lirë, gjithashtu dihet që kanë më shumë aciditet nga normalja.

Acidi mund të jetë i rëndë për njerëzit me stomak të ndjeshëm, veçanërisht për ata që pinë më shumë sesa një filxhan në ditë.

Soda e bukës është bazike

Soda e bukës ndihmon për të neutralizuar pak acidin natyral që ndodhet te kafja. Edhe një majë luge çaji, sodë, në një ibrik me kafe mund të neutralizojë aromën e ashpër të kafes së lirë dhe ta bëjë më të lehtë për t’u tretur.

Megjithatë, njerëzit që e përdorin, këmbëngulin që duhet shtuar gjysmë luge çaji te kokrrat para se të përgatisni kafen, raporton revista class. Për çudi, soda e bukës nuk dallohet në shije në filxhanin e kafes.

Megjithatë, studiuesit rekomandojnë që efektet alkaline të sodës së bukës janë të pabaza dhe që njerëzit që kanë probleme me kafen dhe tretjen duhet të kërkojnë një kafe me pak aciditet ose të mos e pinë fare.

Zgjedhja më e mirë në këto raste është të investoni për një kafe më cilësore, në të kundërt, edhe mund të bëni një provë me sodën e bukës, por kujdes, kjo nuk do ju mbrojë, sipas mjekëve.

Më të lexuara

Fero ndahet edhe nga gruaja e tij e dytë?

Fero dhe Nita Bajrami (Foto: Arkiv) Madje reperi kishte thënë...

Aksident i rëndë në Shkup – motoristi përfundon në spital, shoferi i Renault-it arrestohet

Më 10.05.2025 në ora 00:30, zyrtarë policorë të SPB...

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër të iniciativës “Generalka Weekend”

Komuna e Sarajit zhvilloi aksionin për pastrim në kuadër...

LSDM: Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal keqpërdorimi

“Maksim Dimitrievski është kapur “gjallë” në një skandal të...

Turqi, pacienti me mpiksje të gjakut në tru harron gjuhën amtare, fillon të komunikojë në danisht

Rahmi Karademir, 67-vjeç, i cili pësoi mpiksje të gjakut...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads