E premte, 9 Maj, 2025
20.8 C
Skopje

Një e treta e të rriturve diagnostikohen gabimisht me astmë

Një e treta e të rriturve diagnostikohen gabimisht me astmë

Doktori mund t’ju ketë thënë se vuani nga astma, por ja diçka që duhet ta keni në konsideratë: A jeni të sigurt se është astmë?

Mund të ketë arsye shumë të mira se përse duhet të dyshoni në diagnozën me astmë: Studimi i ri, i publikuar në “Journal of the American Medical Association”, ka zbuluar se 33 për qind e të rriturve të diagnostikuar me astma, faktikisht nuk kanë pasur astmë aktive

Hulumtuesit kanë vëzhguar 613 pjesëmarrësit e studimit për pesë vite dhe, pas testimeve të ndryshme dhe konsultimit me specialistë të mushkërive, hulumtuesit kanë deklaruar se një e treta e pjesëmarrësve nuk kishin pasur astma.

Disa nga ta kishin pasur sëmundje minore, siç janë alergjitë, dhe disa tjerë ishin diagnostikuar me sëmundje më serioze, siç është hipertensioni pulmonar. Ndërsa, 30 për qindëshi tjerë nuk kishin pasur asnjë sëmundje.

Shkak për diagnostikimin e gabuar me astmë, hulumtuesit thonë se ka qenë mungesa e testit të quajtur ‘spirometria’ – e cila tregon se sa shumë merrni dhe lironi frymë.

Më të lexuara

Të shtëna në Shtip, një person lufton për jetë

Sonte vonë ka pasur të shtëna me armë zjarri...

UEFA përgjigjet pas kërkesës së Barcelonës për hetimin e gjyqtarit Marciniak

UEFA ka reaguar pas deklaratës së yllit të Barcelonës,...

Skandal në Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale – Punonjës shqiptar alivanoset nga presioni psikologjik

Një situatë alarmante është raportuar në Ministrinë e Vetëqeverisjes...

Fero publikon këngën e re, i rrethuar me plot femra

Pas këngës “A pe sheh”, minuta më parë publikoi...

“Unë jam koordinator i 14 deputetëve”! Snopçe demanton Qokun për ndarjen e grupit të deputetëve

Unë jam koordinator i grupit të deputetëve të VLEN-it,...

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads