E shtunë, 19 Prill, 2025
23.8 C
Skopje

Trump: Ditë e madhe për sigurinë kombëtare, do t’i ndërtojmë muret

Trump: Ditë e madhe për sigurinë kombëtare, do t’i ndërtojmë muret

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se “ditë e madhe”, është planifikuar për sigurinë kombëtare, duke përfshirë njoftimin për të ndërtuar një mur në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës.

Presidenti i ri amerikan pritet të nënshkruajë disa urdhra ekzekutive në lidhje me emigracionin dhe sigurinë kufitare gjatë ditëve të ardhshme.

Urdhrat sipas të gjitha gjasave do  të përfshijnë “verifikimin ekstrem” të personave që vijnë nga shtatë vende kryesisht myslimane në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.

Kjo do të kufizojë hyrjen e refugjatëve.

“Ditë e madhe e planifikuar për nesër për sigurinë kombëtare. Në mesin e shumë gjërave të tjera, ne do të ndërtojmë muret”, shkruan Trump në Twitter.

Ndërtimi i një muri rreth 2000-milje përgjatë kufirit meksikan ishte një nga propozimet e tij kryesore gjatë fushatës zgjedhore presidenciale, transmeton KP.

Më të lexuara

Policia me automjete të rënda pozicionohet në Haraçinë

Forca të shumëta policore, me automjete të rënda, janë...

Aksident tragjik në rrugën Kërçovë-Gostivar, tre të vdekur dhe gjashtë të lënduar

Sonte në rrugën Kërçovë-Gostivar, midis Kërçovës dhe fshatit Trapçin...

Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Nga sonte në mesnat do të ulen çmimet e...

Grushta në kufi në Tabanoc, shkak kolonat dhe pritjet e gjata (VIDEO

Radha të mëdha makinash janë krijuar pasditen e sotme...

Shkupjani ka fituar para në rulet dhe e ka thyer xhamin, sigurimi e marrin në zyrë dhe e rrahin

Më 16.04.2025 rreth orës 23:45 në SPB Shkup, E.S....

Artikuj të ngjashëm

WordPress Ads